24 Prill 2024

Londër, krijohet "Aleanca Kuq e Zi"

Londër, 31 maj - Aleanca Kuq e Zi krijon degën e saj në Londër, në mbështetje të nismës për kundërshtimin e regjistrimit të popullsisë mbi baza kombësie e etnie. Qindra emigrantë Shqiptarë janë bashkuar në rradhët e Aleancës Kuq e Zi, ku kanë zhvilluar një takim madhështor me Kreshnik Spahiun në Westminster University.

Spahiu theksoi mes studentësh e pedagogësh se kjo Aleancë i përket të gjithë Shqiptarëve dhe do të shtrijë aktivitetin e saj në të gjithë diasporën.

Aleanca Kuq e Zi reagoi gjithashtu për të drejtat e munguara të Shqiptarëve në emigracion. “Fëmijët po humbasin gjuhën shqipe”- vuri alarmin Spahiu i cili sheh si imediate nevojën për një program të mirefilltë për arsimin në emigracion.

Shqiptarët e Londrës treguan një mbështetje tejet të madhe në nismën e AK për mbrojtjen e identitetit kombëtar, së cilës i dha mbështetje edhe Forumi i 17 Organizatave Shqiptaro-Britanike me qendër në Londër, Birmingham etj. Themeluesit e Aleancës Kuq e Zi në Londër përfaqësojnë personalitete të spikatura të profileve të ndryshme nga drejtësia, ekonomia, politika, media e dramaturgjia, dhe janë ndër zërat më të njohur të shqiptarëve në kryeqytetin britanik.    

“Shteti ligjor duhet të jetë më i fortë”- u shpreh nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu, ku citoi se një numër më i madh shqiptarësh jetojnë në emigracion sesa në Shqipëri dhe shteti duhet të vendosë prioritete  kur më shumë se gjysma e kombit jeton jashtë kufijve.

Shqipëtarët e Londrës treguan një mbështetje tejet të madhe për nismat e Aleancës Kuq e Zi në mbrojtje të identitetit kombëtar, së cilës I dha mbështetje edhe forumi I 17 organizatave shqipëtaro-britanike me qender ne Londer, Birmingam etj.

Themeluesit e Aleancës Kuq e Zi në Londër përfaqësojnë personalitete të spikatura të profileve të ndryshme nga drejtësia , ekonomia, politika, media, dramaturgjia dhe hanë ndër zërat më të njohur të shqipëtarëve në kyeqytetin britanik.

“Shteti ligjor duhet të jetë më i fortë” u shpreh Kreshnik Spahiu, ku citoi se një numër më i madh shqiptarësh jetojnë në emigracion se sa në Shqipëri dhe Kosovë dhe shteti duhet të vendosë prioritete kur më shumë se gjysma e kombit jeton jashtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)