29 Mars 2024

Lobi Rajonal i Grave zgjerohet me anëtare të reja

Gjilan, 16 tetor - Lobi Rajonal i Grave të Evropës Jug-Lindore (LRGEJL) me kryesimin e Edita Tahirit, mbajti mbledhjen e sajë ne Prishtinë.

Në këtë mbledhje u diskutua për zhvillimet në rajon dhe rritjen e rolit të grave për konsolidim të paqes, prosperitetit dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon duke nënvizuar rëndësinë e pershpejtimit të integrimit evroatlantik.

U tha se paqa dhe ardhmëria e ndritur vjen kur gratë dhe burrat janë te barabartë në vendimmarrje. Me këtë rast, Lobi u zgjerua me anëtare të reja përfshire gratë në politikë dhe deputete, Hykmete Bajrami, Xhevahire Izmaku, Time Kadrijaj dhe nga shoqeria civile, Arjeta Rexha.

Edita Tahiri falemnderoi anëtaret e reja dhe ju uroi punë të mbarë në misionin e përbashkët për fuqizimin e grave në vendimmarrje dhe procese të paqes, stabilitietit dhe mirëqenjes në Kosovë dhe Rajon.

Përberja e plotë e Lobit në Kosovë është: Edita Tahiri, Kryesuese, Teuta Sahatqija, Luljeta Vuniqi, Hykmete Bajrami, Xhevahire Izmaku, Time Kadrijaj, Arjeta Rexha si dhe Sekretariati i Lobit në përbërje, Diana Çekaj-Berisha, Koordinatore dhe Arbëresha Dedinja, Assistente e Projektit.

Lobi Rajonal i Grave në Evropën Jug-Lindore (LRGEJL) vazhdimisht avokon për bashkëpunim të zgjeruar midis grave nga Ballkani Perëndimor dhe fuqizimin e rritur të grave në qeverisjen demokratike dhe proceset e ndërtimit të paqes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)