19 Prill 2024

Lluka: Ministria e Diasporës iniciativë e dalë nga AAK

Prishtinë, 29 prill - Më në fund, koalicioni qeverisës pranoi një iniciativë të dalë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për themelimin e Ministrisë së Diasporës, nevojë e kahmotshme kjo për t’ua mundësuar mërgimtarëve tanë që të jenë më afër vendlindjes.  


Jahja Lluka anëtar i AAK-se ka thënë së Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ishte partia e parë dhe e vetmja që e mori këtë iniciativë dhe e kishte në programin e vet politik që të themelojë këtë resor shumë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm shtetëror.
 
"Është për keqardhje që krijimi i kësaj ministrie po bëhet për hir të pazareve  të koalicionit aktual qeverisës dhe dyshojmë që kjo ministri do ta kryejë funksionin për të cilin po themelohet, andaj AAK kërkon nga ministria në krijim, që të mos mbetet në margjina të këtyre pazareve, por ta kryejë punën e saj, për të cilin është e thirrur, duke qëndruar afër mërgimtarëve tanë, që t’ua lehtësojë atyre jetën në mërgim dhe t’ua mundësojë që nevojat e tyre t’i kryejnë sa më mirë dhe sa më lehtë", ka theksuar Lluka.
 
Shpresojmë që Ministria e Disporës t’i bashkëredisë detyrat e saj, duke u koordinuar me ministritë relevante, siç janë ajo e Punëve të Jashtme, e Arsimit dhe e Kulturës.  
 
Duke qenë se jemi në prag të ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit Zgjedhor, AAK sipas Llukes kërkon që në këto ndryshime diaspora të ketë vende të rezervuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i përfaqësuar njerëzit tanë që janë të shumtë në tërë botën.
 
AAK do të angazhohet fuqishëm, edhe përmes përfaqësuesve të vet në Parlamentin e Kosovës dhe në komisionet përkatëse, të ngritura për ndryshimet në fjalë, që kjo iniciativë dhe kjo kërkesë të jetësohet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)