19 Prill 2024

Limaj uron qytetarët për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë 17 shkurt - Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët e Kosovës për 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë.

Limaj thekson se në këtë ditë të madhe, të cilën e shënojmë dhe nderojmë, e për të cilën dhanë jetën qindra e mijëra dëshmorë, ne duhet dhe përkulemi para Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem JASHARI dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, ku si rezultat i luftës dhe gjakut të tyre e të luftës së shenjtë të UÇK-së, e ndihmës së vazhdueshme të faktorit ndërkombëtar, ShBA-së, shteteve të BE-së, dhe jo vetëm, ne sot gëzojmë lirinë dhe pavarësinë.

“Qytetarët tonë kanë pritur dhe shpresuar për një shtet të zhvilluar ekonomikisht, për një shtet social, për një shtet që nuk punon kundër interesave të qytetarëve të vet, qytetarëve të Republikës tonë, sot po iu duhet të protestojnë për t\'i arritur sa më shpejt ato për të cilat kanë shpresuar që do t\'i kenë në dhe nga shteti i tyre”, thuhet në urim.

Limaj, thekson po ashtu se qytetarët e Kosovës sot do të protestojnë, sepse shpresat e tyre, ky koalicion qeverisës i ka kthyer në dëshpërim, qeverisje e cila nuk dha rezultate në zhvillim ekonomik, nuk punoj në zbutjen e varfërisë, nuk hapi vende pune, por shkeli Kushtetutën e vendit, duke nënshkruar marrëveshje të dëmshme për vendin, dhe refuzon të jep përgjegjësi për veprimet e tyre antikushtetuese.

“Pra, sot të protestojmë, që këtë koalicion qeverisës ta largojmë, e çdo përvjetor tjetër ta shënojmë dhe nderojmë, ashtu siç nderohet kudo, një shtet i dinjitetshëm, me të arritura e suksese”, thuhet në njoftim!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)