24 Qershor 2018

Limaj e O'Connell diskutojn për gjendjen e tanishme politike në vend

Prishtinë, 12 janar - Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O'Connell.

Në këtë takim është diskutuar edhe për gjendjen e tanishme politike në vend. Limaj e njoftoi ambasadorin britanik për angazhimet e Nismës për Kosovën në kuadër të përgjegjësive në Qeverinë e Kosovës.

Kryetari Limaj ka falënderuar ambasadorin O'Connell për përkrahjen e vazhdueshme që Britania e Madhe ka dhënë për Kosovën, duke kërkuar thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Qershor 2018

- NISMa Socialdemokrate mban Kuvendin e dytë të Punës. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e Vetevendosjes, ora 14:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun në pingpong për ditën e Çlirimit. (Prishtin, ora 10:00)