08 Maj 2024

Lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha nis sot një vizitë dy ditore në Kosovë

Prishtinë, 20 korrik - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë sot një vizitë dy ditore në Kosovë, me ftesë të Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.

Kryetari Basha do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës së Kosovës.

Ai fillimisht do të takohet me Kryeministrin Avdullah Hoti, Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani.

Kryetari Basha gjatë kësaj vizite do të mbaj një drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin.

Ai po ashtu takon kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, Kryetarin e Partisë Nisma për Kosovën e Fatmir Limaj, drejtuesit e LDK-së si dhe drejtuesit e PDK-së.

Të martën, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.

Zoti Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Në vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të shoqerohet nga Edi Paloka, Nënkryetar i PD, Besnik Mustafa, ish Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PDSH dhe Arben Çejku, ish ambasador dhe drejtues i Qëndrës Shqiptare për Mirëqeverisje​.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)