28 Mars 2024

Lider botërore urojnë Sejdiun në dyvjetorin e pavarësisë

Prishtinë, 16 shkurt - Presidenti Sejdiu, në dyvjetorin e pavarësisë së vendit tonë, ka marrë mesazhe urimi nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Lartmadhëria e saj, Elizabeth II, Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano,  Presidenti i Turqisë, Abdullah Gúl si dhe nga Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, znj. Doris Leuthard.
Më poshtë po japim mesazhet e urimit:

Mesazhi i Lartmadhërisë së Saj, Elizabeth II


Shkëlqesia Juaj President Sejdiu

Derisa Ju po e festoni Ditën tuaj Kombëtare, unë kam kënaqësinë e madhe që t’ju dërgojë urimet e mia më të ngrohta për shkëlqesinë e Juaj dhe për popullin e Republikës së Kosovës, së bashku me dëshirat më të mira për një të ardhme paqësore dhe prosperuese.

Elizabeth R.


Mesazhi i Presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano

Me rastin e festës kombëtare, dëshirojë t’Ju përcjell, në emër të popullit italian dhe në emrin tim, urimet më të ngrohta për prosperitetin e popullit kosovar.

Marrëdhënie në mes të dy vendeve tona janë forcuar edhe më tepër, janë ushqyer nga ndjenja e miqësisë që i lidh dy popujt tanë.

Italia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet kosovare për forcimin e demokracisë, respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe zhvillimin ekonomik.

Pavarësia e Kosovës përbën një proces të pakthyeshëm dhe duhet të përfaqësojë një faktor stabiliteti për tërë rajonin e Ballkanit.

Vendi juaj mund të llogarisë edhe në të ardhmen në mbështetjen e dëshmuar të Italisë në rrugëtimin dhe përafrimin me Bashkimin Evropian.

Në këtë frymë, i shpreh urimet e mia për mirëqenien tuaj.

Giorgio Napolitano


Mesazhi i Presidentit të Turqisë, Abdullah GÜL

Ekselenca e Juaj, z. Fatmir Sejdiu, Presidenti i Republikës se Kosovës,

I nderuari President, mik i dashur

Me rastin e dyvjetorit të pavarësisë së Republikës se Kosovës, në emrin tim dhe në emër të popullit turk, me ndjenjat më të sinqerta, ju uroj Ju dhe gjithë popullin kosovar.

Para disa ditësh, pata kënaqësinë e veçantë t’ju nderoj si mysafir Ju, Mikun tim të dashur dhe shpresoj se nga vendi ynë jeni ndarë me kujtime të mira dhe të ngrohta.

Padyshim, kjo vizitë e parë zyrtare që u realizua në Ankara në mes të Turqisë dhe të Shtetit të ri të Republikës së Kosovës në nivel të Kryetarëve të Shtetit, pas takimeve të frytshme dhe të dobishme do të ketë një peshë të veçante historike.

Fuqishëm besoj se kjo vizitë do të na shpie në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit tonë në drejtim të forcimit të vullnetit dhe të vendosmërisë sonë të përbashkët.
 
Me krenari ju siguroj se jemi të një mendimi që lidhjet e thella historike, sociale dhe kulturore në mes të popujve tanë mik e vëlla do të përcillen te gjeneratat e ardhshme.
 
Turqia në çdo fushë do të përkrahë zhvillimin dhe mirëqenien e vazhdueshme të Kosovës.

Marrëdhëniet në mes të shteteve tona do të kontribuojnë në stabilitetin dhe integrimet rajonale.

Me këtë rast, edhe njëherë e shpreh besimin tim që Kosova së shpejti do ta forcojë edhe me shumë pozitën e saj në arenën ndërkombëtare.
 

Ju dëshiroj shëndet dhe lumturi, dhe njëherit popullit mik dhe vëlla kosovar sinqerisht i uroj mirëqenie dhe paqe.

Abdullah GÜL

Presidenti i Republikës së Turqisë


Mesazh nga Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, znj. Doris Leuthard

Dita kombëtare e Republikës së Kosovës është një mundësi e mirëpritur për mua që t’i shpreh  Shkëlqesisë Suaj, në emër të Këshillit Federal Zviceran dhe në emrin tim, përshëndetjet më të sinqerta dhe urimet tona më të mira për shëndetin tuaj personal, si dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tuaj.

Unë jam e bindur se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona do të vazhdojnë të intensifikohet në të ardhmen.

Doris Leuthard

Presidente e Konfederatës Zvicerane

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)