20 Prill 2024

Liberalizimi i vizave për Kosovën, pas dy vitesh

Prishtinë, 16 prill - Marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Gjermanisë janë një prej parakushteve për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët kososvarë, është shprehur ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi.


Marrëveshjet e nënshkruara mes këtyre dy shteteve kanë të bëjnë me kthimin e ish-refugjatëve dhe personave që kapen ilegalisht, dhe për bashkëpunimin për luftimin e krimit të organizuar dhe parandalimin e terrorizmit.

Në një intervistë për Deutche Welle, ministri Rexhepi ka thënë se sa i përket liberalizimit të vizave, nëse gjithçka shkon mirë kjo do të ndodhë e shumta deri në vitin 2012.

“Këtë vit ne do të përmbushim shumicën e kushteve teknike për liberalizim, siç është menaxhimi i integruar i kufijve, marrëveshjet për riatdhesim, dokumentet dhe pasaportat biometrike të një sigurie të lartë. Këto janë tri kushtet kryesore, mes të tjerave”, është shprehur ministri i Brendshëm.

Siguria sipas tij nuk është më pengesë, as arsyet politike. Tash është një klimë krejt tjetër, edhe pësa i përket komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, nëse për shkaqe të ndryshme një familje, ose dy në një vend të vogël nuk e ndjejnë veten mirë, ka mundësi që këta të vendosen në kolektivitete më të mëdha. Në këtë drejtim do të jemi fleksibël.

\"Pak më problematike është gjendja e të rinjve, të cilët e kanë filluar shkollën në Gjermani dhe do ta kenë të vështirë të adaptohen atje. Ne mund të ofrojmë shkollim në gjuhën shqipe, ose serbe, ndërsa shkollat e tjera në gjuhën anglishte, ose gjermane ekzistojnë, por ato janë private. Por do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për ta në bashkëpunim me ministrinë e arsimit\", ka theksuar Rexhepi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)