25 Prill 2024

Liberalët serbë do të jenë sërish pjesë e qeverisë së Kosovës

Prishtinë, 28 dhjetor - Partia e Pavarur Liberale e serbëve të Kosovës shprehet e gatshme për vazhduar koalicionin qeverisës me PDK-në e Hashim Thaçit.

Kryetari i liberalëve, Sllobodan Petroviç, shprehet se programi i partisë së tij është për të përfaqësuar dhe artikuluar problemet e bashkësisë serbe dhe të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë.

“Unë besoj se kemi plot arsye që të pranojmë të jemi pjesë e qeverisë së ardhshme në Kosovë", tha Petroviç gjatë një interviste BBC-në.

Ai shton se në mandatin e parë kishte pasur një përvojë të mirë me PDK-në, duke shpresuar se edhe subjektet e tjera politike serbe do të pranojnë të hyjnë në këtë koalicion.

Partia e Pavarur Liberale, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve, është subjekti politik serb që ka marrë numrin më të madh të votave.

Sipas kryetarit të saj, Sllobodan Petroviç, kjo parti ka siguruar nëntë deputetë, ndërkohë që shpreson të fitojë edhe një.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)