05 Qershor 2020

Lëvizja Vetëvendosje shënon 14 vjetorin e themelimit

Prishtinë, 12 qershor - Me rastin e 14 vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosjes!, Albin Kurti dhe Liburn Aliu mbajtën një konferencë për media ku folën për rrugën e Lëvizjes, prej krijimit të saj në 2005 e deri më sot.

Liburn Aliu përmendi shkrimin e parullës ‘JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE!’ në murin e UNMIK-ut si aksionin e parë që hapi një valë të re të aktiviteteve të shumta politike në funksion të pengimit të proceseve të dëmshme që po i gatuheshin Kosovës asokohe.

“Ne donim që liria e Kosovës të ndërtohej mbi vullnetin e qytetarëve të saj dhe jo përmes negocimit me pushtuesin. Ishim të bindur se liria dhe zhvillimi i vendit do të jenë të qëndrueshme vetëm duke u bazuar në këtë vullnet.” tha ai duke theksuar bindjen se negocimi do të kishte për bazë vetëm stabilitetin e përkohshëm dhe jo lirinë, barazinë dhe të drejtat që ne si popull po i kërkonim.

“Tubime, aksione, deklarime dhe punë e shumtë vullnetare dhe e përditshme në çdo qendër të Kosovës u zhvilluan nga vera e vitit 2005. Këto u shoqëruan me arrestime dhe dhunë të përditshme por ne nuk u zmbrapsëm ngase ishim në rrugën e drejtë të kundërshtimit të planit të negociatave me Serbinë” tha Aliu në fjalën e tij, duke shpjeguar se si Lëvizja nga takimet e vogla kaloi në tubimet e mëdha, ndërkohë që pushteti vetëm sa shtonte radhët e policëve.

“Në çdo përvjetor, në ligjërimin tonë mbeti përherë e njëjtë një fjali, jemi më të fortë se vitin që shkoi. Edhe sot, ne jemi më të fortë se kurdoherë deri më tani dhe të tjerët janë më të dobët se kurdoherë deri më tani” tha ai duke theksuar se lëvizje të tilla ka pas çdo herë përgjatë dekadave të shkuara, dhe se Lëvizja është vetëm një vazhdimësi e përpjekjes së një kombi të vogël drejt forcimit të vet.

Albin Kurti në fjalën e tij tha se kur çlirimi kishte mbushur 6 vjet dhe pavarësia po shtyhej prej vitit në vit, lindi Lëvizja VETËVENDOSJE!. 12 qershori është dita e çlirimit të Kosovës, por edhe ditëlindja e Lëvizjes sonë. Para 14 vjetëve, në murin që ndante selinë e pushtetit të UNMIK-ut prej neve që asokohe konsideroheshim banorë të Kosovës dhe jo qytetarë shkruam parullën ‘JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE!’.

Nga ajo kohë, përveç kritikës, Lëvizja ka paraqitur përherë edhe alternativa tha kryetari Kurti, duke përmendur fushatën për bojkotimin e produkteve të Serbisë në Kosovë, që filloi në maj të vitit 2006, fushatën BLEJ SHQIP në shtator të vitit 2009 dhe fushatën ‘Duaje tënden’ për rritjen e konsumit të prodhimeve vendore në vitin 2011.

“Kemi kundërshtuar planet dhe ndërhyrjet e Serbisë në Kosovë dhe kemi argumentuar e jemi angazhuar për afrimin e bashkimin me Shqipërinë. Mirëpo, ne nuk e shohim bashkimin e këtyre vendeve tona përmes dobësimit apo dështimit të shteteve tona, por nëpërmjet forcimit të tyre.” tha ai, duke potencuar se PANhajnia e zullumit në politikë dhe e tajkunëve në ekonomi duhet të marrë fund e do të marrë fund.

Kryetari Kurti përmendi se si gjatë aktivitetit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë vrarë aktivistët Mon Balaj e Arben Xheladini kurse në burg u mbyt aktivisti Astrit Dehari.

"Në rrugëtimin tonë, nuk jemi sprapsur e as nuk jemi ndalur, nuk kemi devijuar dhe as s’jemi lodhur, edhe kemi bashkëpunuar me të tjerë edhe dyert i kemi pasur të hapura për të tjerët, për të mirën e vendit dhe interesin e përgjithshëm kemi ecur drejt e qartë, fortë e fuqishëm." - tha ai.

"Ndryshimi demokratik e progresist do të jetë ai në të cilin opozita e vërtetë dhe e drejtë bëhet qeverisje e ardhshme e mirë. VETËVENDOSJE!-a sot është mundësia për qytetarët e Kosovës dhe garancia për Republikën e Kosovës. Nesër ajo do të jetë qeverisja që shërben e mbron, që rrit produktin, buxhetin dhe punësimin, që siguron drejtësinë, paqen dhe dinjitetin.” – tha Albin Kurti duke theksuar se Lëvizja VETËVENDOSJE! kurrë nuk ka pasur më shumë mbështetje dhe se në zgjedhjet e ardhshme PAN-i do të mundet, e Kosova do të shpëtojë, e do të përparojë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)