28 Janar 2021

Lëvizja VETËVENDOSJE kërkon shkarkimin e Driton Selmanajt

Prishtinë, 23 nëntor - Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot një konferencë për media në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ku ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Grupit Parlamentar të saj, Liburn Aliu, kërkoi shkarkimin e zv. kryeministrit, Driton Selmanaj. Arsyeja për kërkesën për shkarkim të Selmanajt deputeti Liburn Aliu tha se janë deklaratat e fundit të Driton Selmanajt në interpelancën për të pagjeturit të cilat u zgjeruan më pas në televizionet e Kosovës.

“Një qëndrim i tillë është i papranueshëm. Së pari nga pikëpamja morale, së dyti sepse është në mungesë të thellë respekti ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre, së treti sepse dëmton në mënyrë të pakorrigjueshme pozicionin shtetëror të Kosovës kudo”, tha Aliu. Duke kujtuar që kjo qeveri e paligjshme vazhdon të jetë e kontestuar në Gjykatën Kushtetuese, Aliu tha se qëndrimet e Driton Selmanajt janë përtej çdo çështje që kemi në raport me formimin e qeverisë pa zgjedhje.

“Çështja e personave të pagjetur nuk është çështje subjekti politik apo individi, por është çeshtje dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike. Bashkë me dëshmorët,  dhe të gjithë kontribuesit për lirinë e vendit, çështja e personave të pagjetur, përbën shtyllë identitare të shtetit të Kosovës dhe vlerë të paprekshme. Andaj dhe në këtë pikë nuk mund të ketë tolerancë”, tha ai. Duke iu referuar reagimit qytetarë, indinjatës së madhe në shoqëri për shkak të qëndrimeve të shprehura nga Selmanaj, Liburn Aliu tha se ai nuk është më i mirëseardhur në Kuvendin e Kosovës dhe kërkoi shkarkimin e tij. “Çdo ditë që kalon pa marrë masa për largimin e Driton Selmanajt nga pozicioni i zëvendëskryeministrit nga Qeveria e Republikës së Kosovës është dëmtim përveçse dhe fyerje për viktimat e krimeve të Serbisë në Kosovë. Ndaj, i apostrofuari këtu në Kuvend nuk është i mirëseardhur, ky dhe është qëndrimi ynë, në solidarizim me indinjatën e thellë të qytetarëve dhe familjeve të viktimave. Presim që sa më parë, të njëjtin të largojnë pra shkarkojnë nga pozita zyrtare që mban.” 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2020

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- KDI organizon konferencën për media ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit” për vitin 2020 përgatitur nga Transparency International. (Zyret e KDI-së, ora 10:00)  

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Promovohet libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:00)

- Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak - hebre Norbert Jokl. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit-Filologjisë në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc – Deçan, ora 12:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 13:00)

- Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Zyra e AAK-së, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj merrë pjesë në takimin në mbështetje të nominuarëve për deputet në Skenderaj. (Lokali 'Te Mixha' në fshatin - Polac, Skënderaj, ora 16:30)