19 Prill 2024

Lëvizja për Bashkim: Vetëvendosje! shpërdoroi paratë

Prishtinë, 20 shtator - Lëvizja për Bashkim (LB) sot ka shpallur publikisht vendimin për largimin e dy deputetëve të saj nga koalicioni me Lëvizjen “Vetëvendosje!”.

Avni Klinaku, kryetari i këtij subjekti politik theksoi se dy deputetët Aurora Bakalli dhe Agim Kuleta janë larguar nga koalicioni dhe grupi parlamentar i lëvizjes “Vetëvendosje!”, me arsyetimin se kjo lëvizje ka shpërdorur dhe përvetësuar fondin për mbështetjen e subjekteve politike dhe se në këtë mënyrë ka lënë pa financim të rregullt Lëvizjen për Bashkim nga këto fonde të parapara nga institucionet shtetërore.

Klinaku theksoi se edhe Lëvizjen “Vetëvendosje!” e ka goditur sindroma e shumë partive politike në Kosovë për shpërdorimin e parasë publike.

“Lëvizja Vetëvendosje! nga Buxheti i Kosovës, në emër të Fondit për mbështetje të subjekteve politike për vitin 2011, për të 14 deputetët (12 të LVV-së, e 2 të LB-së) i ka marrë 284, 410.00 euro. Kjo shumë për mandatin katërvjeçar për të 14 deputetët arrin në 1,137,640.00 euro. Nga ky fond Lëvizja Vetëvendosje! nuk ia ka ndarë Lëvizjes për Bashkim asnjë cent, megjithëse sipas proporcionit për dy deputetët e saj i takojnë 40,630.00 euro në vit, respektivisht 162,520.00 euro gjatë mandatit katërvjeçar”, vlerësoi Klinaku.

Sipas tij, kjo mënyrë e sjelljes ndaj parasë publike dhe trajtimi jokorrekt ndaj Lëvizjes për Bashkim i kanë dëmtuar raportet edhe ashtu të brishta në mes tyre.

Lëvizja për Bashkim ka theksuar se ka bërë përpjekje të shumta për shmangien e kësaj situate, por të gjitha përpjekjet e tyre kanë rezultuar pa sukses. Tani e tutje deputetët e Lëvizjes për Bashkim do të veprojnë si të pavarur në Kuvendin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)