19 Mars 2024

Lëvizja për Bashkim mbështetë Fushatën “Lugina do Zgjidhje”

Prishtinë, 18 korrik - Sot, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, z. Valon Murati, me bashkëpunëtorë, priti në një takim pune udhëheqësit e fushatës “Lugina do Zgjidhje”, me të cilët u diskutua për rezultatet e deritanishme të fushatës si dhe për platformën e Lëvizjes për Bashkim lidhur me bisedimet me Serbinë, ku përfshihet reciprociteti në mes të tri komunave në veriun e Kosovës: Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq dhe tri komunave të Kosovës Lindore: Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Në këtë takim kryetari Murati shprehu shqetësimin e Lëvizjes për Bashkim për mungesën e platformës së institucioneve të vendit, e rrjedhimisht, mospërfshirjen e problemit të Kosovës Lindore në bisedimet e tyre me Serbinë. Gjithashtu, ishte qëndrim i përbashkët se e vetmja zgjidhje afatgjate për problemin shqiptaro-serb mund të jetë ajo që arrihet mbi parimin e reciprocitetit.

Kryetari Murati shprehu edhe një herë mbështetjen e pa rezervë të Lëvizjes për Bashkim për Fushatën “Lugina do Zgjidhje” dhe e përshëndeti deklaratën e përfaqësuesve të komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. 

Palët u pajtuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin në funksion të përfshirjes së çështjes së Kosovës Lindore në agjendën e bisedimeve dhe përfshirjen e sa më shumë faktorëve politikë, por edhe të shoqërisë civile e medias, në këtë çështje.

 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)