20 Prill 2024

LDK sot mban Kuvendin VII Zgjedhor

Prishtinë, 7 nëntor - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta mbajë Kuvendin VII Zgjedhor pasi qe kryesia e LDK-së i ka finalizuar përgatitjet për këtë kuvendin që pritet mbahet sot.

Përpos presidentit aktual të LDK-së Fatmir Sejdiut, për kryetar të partisë pritet të kandidoj edhe kryetari i komunës së Prishtinës Isa Mustafa.

Isa Mustafa do të shpallë kandidaturën për kryetar të LDK-së sot në Kuvendin e Shtatë Zgjedhor të kësaj partie. Të dy do t’i nënshtrohen vullnetit të më se 355 delegatëve për t’u bërë kryetar partie.

Për kandidaturën e Isa Mustafës ka shprehur mbeshtetje të hapur kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Sali Asllanaj i cili ishte i vetmi që foli pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Nderkaq një hulumtin i bërë nga qendra për studime humanistike Gani Bobi si fituese të zgjedhjeve të 12 dhjetorit ka nxjerr si parti të parë Lidhjen Demokratike të Kosovës, nese në krye të saj do të jetë kryetari i tanishem i Prishtinës prof.dr. Isa Mustafa.

Hulumtini , mostra e te cilit është 900 respondent, dhe i cila është realizuar gjatë periudhes 23 tetor- 1 nentor 2010, tregon se qytetarët e Kosovës do të votonin  në 70.9 për qind për LDK nese kryetar i saj zgjidhet prof.dr. Isa Mustafa dhe i njejti kandidohet për kryemister të vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)