21 Shkurt 2020

LDK shkon e vetme në zgjedhje, s’ka koalicion parazgjedhor

Prishtinë, 19 gusht - Isa Mustafa, lideri i LDK-së, ka ftuar në takime të ndara sot gjatë ditës kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj si dhe atë të PSD-së, Shpend Ahmetin.

Të gjithë këta Mustafa do t’i njoftojë rreth vendimit të LDK-së për të shkuar e vetme në zgjedhje. Mirëpo nga kjo parti thonë se nuk i përjashtojnë mundësitë për koalicion paszgjedhor.

Partia e vetme që nuk u ftua në takim dhe që sipas LDK-së nuk do të ftohet është ajo e Kadri Veselit, pra PDK-ja.

Kjo parti tanimë dihet që ka vija të kuqe për LDK-në.

Në këto momente në njërin nga hotelet e Prishtinës, është duke u zhvilluar takimi i Mustafës me Shpend Ahmetin e PSD-së.

Ndërkohë në orët e pasditës, Mustafa takim pritet të mbajë edhe me Haradinajn.

Se Mustafa i ka ftuar krerët e partive politike e ka konfirmuar për Express, sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri.

“Mund të konfirmoj se kryetari Mustafa, në vazhdimësi është duke i thirrë liderët e partive të AAK-së, NISMA-s, Vetëvendosjes dhe PSD-së. Me Kurtin dihet që është mbajtur takimi javën e kaluar. Kryetari Mustafa të gjithë këta do t’i njoftojë rreth asaj se LDK do të shkojë e vetme në zgjedhje. Ne jemi parti më e madhe dhe si e tillë mendojmë të shkojmë e vetme në zgjedhje”, ka thënë Ismet Beqiri.

Ai ka konfirmuar se me PDK-në asnjëherë nuk do të flasin për një koalicion qeveritar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)