26 Prill 2024

LDK-së iu bashkuan sot edhe 400 të rinj ferizajas

Prishtinë, 30 nëntor - Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj sot iu bashkuan edhe 400 të rinj. Në një manifestim të mbajtur me këtë rast, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa u tha të rinjve se “rruga për t’u integruar në Evropë jeni ju dhe ne do të bëjmë çdo gjë që t’ua hapim rrugën”.

“Ne do të mbajmë filozofinë rugoviane, sepse kjo është filozofi e LDK-së dhe i takon LDK-së”, theksoi kryetari Mustafa, duke u garantuar të rinjve se LDK-ja do të punojë me përkushtim që të dalë fitimtare në zgjedhjet nacionale të 12 dhejtorit.

“Ne këtë do ta bëjmë, sepse ne dëshirojmë që pas kësaj të kemi një qeverisje të mirë dhe që rinia të jetë në qendër të vëmendjes. Praninë tuaj e vlerësoj lart, sepse ju e keni gjetur partinë që punon dhe do të punojë për ju. Këtë do ta bëjmë, sepse ju e meritoni këtë”, tha kryetari Mustafa.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)