02 Qershor 2020

LDK: Punësimet e paligjshme keqpërdorim i parasë publike

Prishtinë, 17 shtator - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dënon praktikën abuzive të koalicionit dhe Qeverisë në largim, për punësime të paligjshme në sektorin publik, në kohë fushate.

Informatat që vijnë nga institucionet dhe kompanitë publike tregojnë për punësime pa konkurs dhe pa kritere të qindra militantëve partiakë, me qëllim të përfitimeve politike në prag të zgjedhjeve.

Publikimet në media për rritje enorme të numrit të veteranëve të rrejshëm në kohë fushate, duhet të jenë alarm për institucionet ligjzbatuese, që të aktivizohen për të penguar abuzimin me taksat e qytetarëve.

Praktikat e punësimit në administratë janë keqpërdorim me paranë publike, shkelje e ligjit dhe shkelje e rregullave zgjedhore.

LDK konsideron se koalicioni i Qeverisë në largim, duke parë humbjen e thellë në zgjedhje, po përdor metoda të paligjshme, siç janë punësimet në sektorin publik, për të përfituar politikisht.

LDK iu bën thirrje monitoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë që të evidentojnë këto shkelje të rënda të procesit zgjedhor.

Lidhja Demokratike ju bën thirrje koalicionit PAN që t'i ndërprejnë praktikat diskriminuese ndaj qytetarëve, të cilët i kanë sjellë në varfëri të skajshme për shkak të korrupsionit enorm me paranë publike.

LDK-ja ju bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të përkrahin programin dhe kandidaten tonë për kryeministre, Vjosa Osmani, e cila me besimin e qytetarëve, me votën e lirë, më 6 tetor do t'i japë dënimin e merituar, atyre që e konsiderojnë vetëm mbi ligjin.

Lidhja Demokratike e Kosovës me fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit, do të jetë gardiane e parasë dhe pasurisë publike dhe do t'i japë fund praktikave korruptive në punësime.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)