20 Prill 2024

LDK përkujton veprimtarin Xhavit Ahmeti

Prishtinë, 21 nëntor -  Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton anëtarin e Kryesisë së LDK-së, veprimtarin Dr. Xhavit Ahmeti në 23 vjetorin e vdekjes.

“I freskët është kujtimi për anëtarin e Kryesisë dhe veprimtarin e LDK-së, Dr. Xhavit Ahmeti.

Dr. Ahmeti ishte intelektual dhe personalitet me virtyte të vecanta i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm për arsimimin e brezave të tërë, në kohë të vështira për Kosovën.

Mungesa e tij, ka lënë zbrazëti në proceset shtetndërtuese të Kosovës.

Kuadro si Dr. Xhavit Ahmeti janë personalitete të pazëvendësushme për kombin, andaj gjurmëve të tij, duhet vazhduar gjeneratat e reja me plotë dije dhe përkushtim.

Sot, pas 23 viteve kujtojmë me pietet dhe krenari, kolosin dhe pishtarin e dijës, Dr. Xhavit Ahmetin, njeriun që dha gjithcka nga vetja e tij, madje edhe vdekja e gjeti në misionin e tij jetësor, arsimimin dhe edukimin e kombit shqiptar. Ai, atë ditë të ftohtë nëntori, u nda vetëm fizikisht nga ne, ngase emri dhe vepra e tij jetojnë përjetësisht në analet e historisë së shtetit të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)