28 Mars 2024

LDK përkrahë veprimet e institucioneve të Kosovës në veri

Prishtinë, 16 shtator - Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të pranisë ndërkombëtare, për vënien nën kontroll të pikave kufitare në Veri të vendit.


Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga këto institucione që veprimet të jenë të kooordinuara mirë dhe të shoqëruara me vendosmëri.


Lidhja Demokratike e Kosovës i konsideron veprimet e sotme si veprime fillestare për të vënë rend dhe rregull në Veri.


Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se veprimet duhet të shtrihen në tërë pjesën veriore të vendit, me qëllim të vënies së sundimit të ligjit, të garantimit të lëvizjes së lirë dhe të kthimit të jetës normale për të gjithë qytetarët.


Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se vetëm me anë të veprimeve të planifikuara e të vërteta Kosova do të mund të nisë procesin jetik të kthimit të sundimit të ligjit dhe të normalitetit në Veri.    


Lidhja Demokratike e Kosovës e çmon si vendimtar angazhimin e institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, për të vënë rendin dhe sundimin e ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)