27 Maj 2020

LDK në Qeverinë e ardhshme do të prioritizojë funksionalizimin e shtetit ligjor

Prishtinë, 1 nëntor -  Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka takuar kryetaren e grupit të grave të EPP-së (EPP Women), Doris Pack.

Znj. Pack uroi kryetarin Mustafa për rezultatet e LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit duke uruar suksese të mëtutjeshme.

Kryetari Mustafa njoftoi znj. Pack për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

Mustafa ka theksuar se LDK-ja, në Qeverinë e ardhshme, do të prioritizojë funksionalizimin e shtetit ligjor, arsimit, shëndetësisë, integrimeve evropiane si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Poashtu, kryetari Mustafa, duke falënderuar znj. Pack për përkrahjen e EPP-së, CDU-së dhe Gjermanisë ndaj Kosovës në të gjitha sferat, potencoi domosdoshmërinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi drejt proceseve integruese në institucionet euroatlantike. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Maj 2020 - Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore, shqyrton po ashtu Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00 - pa prezencën e mediave)
 
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Raportin e Ministrisë së Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, N 302, ora 10:00 - pa prezencën e mediave)

- Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00 - pa prezencën e mediave)

- Disa Organizata Jo Qeveritare dorezojn  Peticionin - 'Mos na helmoni!' - kundër deponisë së hirit të Korporatës Energjetike të Kosovës. (Tek Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ora 13:00)

- Komuna e  Rahovecit, organizon debat publik me qytetarët për Taksa Komunale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovec, ora 13:30)

- Me hapjen e një përkujtimore të dedikuar viktimave të vetëvrasjes përmbyllet kampanja 'Linja e Jetës'. (Mbrapa Rektoratit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ora 16:00)