19 Prill 2024

LDK mblidhet për të diskutuar për Pacollin

Prishtinë, 3 mars - Isa Mustafa ka vendosur të shpërndajë presionin e ndërkombëtarëve edhe në organin më të lartë të partisë, për sa i përket qëndrimit të deputetëve të LDK-së në Parlament, kur të votohet për presidentin, shkruajnë mediat kosovare.

Në këtë mënyrë lideri i LDK-së ka vendosur të thërrasë Këshillin e Përgjithshëm të dielën dhe të kërkojë nga ta të marrin një vendim të ri, për situatën e krijuar pas rrëzimit të presidentit dhe futjen e vendit në krizë institucionale.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, i cilia ka mohuar mundësinë e ndryshimit të qëndrimit ndaj situatës së re.

“Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm do të merren qëndrime se çfarë do të bëhet me tutje me rastet e fundit, me largimin e Pacollit nga posti i Presidentit” ka thënë Rugova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)