24 Shkurt 2019

LDK kërkon mbështetjen e Francës në rrugën eurointegruese të Kosovës

Prishtinë, 12 tetor - Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti së bashku me deputetët Lirije Kajtazi dhe Armend Zemaj, kanë pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Serbi, Frédéric MONDOLONI dhe ambasadorin e  Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Kryetari i grupit falënderoi ambasadorin Mondolon, i cili po qëndronte për një vizitë studimore në Kosovë, për bashkëpunimin që ka ofruar shtetit francez deri më tani për Kosovë.

Gjatë këtij takimi Hoti i njoftoi ambasadorët lidhur me situatën aktuale politike në vend, në veçanti lidhur me temën e Dialogut Kosovë-Serbi, për të cilën temë, Hoti së bashku me deputetët Kajtazi dhe Zemaj ritheksuan edhe një herë qëndrimin e LDK-së.

Gjithashtu në këtë takim u bisedua dhe për proceset e tjera eurointegruese në për të cilat po kalon vendi dhe me këtë rast, deputetët e GP-LDK-së kërkuan mbështetjen e mëtejme të Francës sa i përket këtyre proceseve.

Ndërsa, ambasadorët Mondolon dhe Chabert, shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e këtij bashkëpunimi për të qenë çdo herë afër institucioneve të vendit  në rrugëtimin drejt integrimit evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)