28 Mars 2024

LDK-ja fton qytetarët që të dalin në zgjedhje për ushtruar të drejtën e tyre

Prishtinë, 6 tetor - Doruntinë Maloku dhe Besian Mustafa, nga Shtabi Zgjedhor i LDK-së, në konferencën e parë për medie sot në mëngjes, i kanë ftuar qytetarët e Kosovës që të dalin në zgjedhje për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese.

“LDK-ja është e bindur që sot qytetarët do të ushtrojnë obligimin e tyre qytetar dhe se ky proces do të shkojë mbarë. Iu bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin masovikisht në votime, sepse vetëm kështu marrim të gjitha përgjegjësitë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, kanë thënë Maloku dhe Mustafa.

LDK-ja garon në këto zgjedhje me 110 kandidatë për deputetë dhe se ka një numër të madh të komisionerëve në pikat e votimit.

“LDK-ja në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare ka angazhuar 2,843 komisionerë dhe 5,870 vëzhgues. Ne mirëpresin gatishmërinë e policisë se Kosovës dhe gatishmërinë e Zyrës së Prokurorit të Shtetit për ndërmarrjen e hapave të nevojshëm nëse evidentohen parregullsi eventuale. Ajo tha se posedojnë informata se të gjitha qendrat e votimit në gjithë vendin janë hapur me kohë dhe jemi të bindur se kështu do ta mbyllim këtë proces tepër të rëndësishëm për të gjithë qytetarët pa dallim” u tha në fund.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)