20 Prill 2024

LDK do të mbështesë pakon e ligjeve për transformimin e FSK-së

Prishtinë, 12 dhjetor - Në përputhje me vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Grupi Parlamentar i LDK-së, në seancën nesërme, do të mbështesë pakon e ligjeve për transformimin e FSK-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Republika e Kosovës si vend sovran dhe i pavarur, sikurse çdo shtet tjetër, e gëzon të drejtën për të pasur forcat e veta të armatosura.

"Ne jemi falënderues ndaj SHBA-ve dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë për mbështetjen e këtij transformimi."

"Nga shpallja e pavarësisë e deri më tani, institucionet e Kosovës kanë bërë përpjekje maksimale që ky transformim të dakordohet me përfaqësuesit politik të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë", ka theksuar Hoti.

Forcat e Sigurisë të Kosovës janë në shërbim të të gjitha komuniteteve. "Ne falënderojmë komunitetet e tjera jo shumicë në Kosovë për rolin konstruktiv gjatë këtij procesi", ka theksuar ai.

Forcat e Sigurisë së Kosovës do të kontribuojnë në forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe, krahas aleatëve tanë në NATO, do të kontribuojnë për paqen kudo në botë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)