25 Prill 2024

LDK dhe LVV takohen sot ne prani të ambasadorëve të Quint-it

Prishtinë, 28 janar - Udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës i dhanë fund pa marrëveshje një takimi të hënën në mbrëmje në kuadër të përpjekjeve për të siguruar një marrëveshje për formimin e qeverisë së re.

Pasi qe takimi i së hënës nuk siguroi një marrëveshje, Vetëvendosje shkroi në një postim në rrjetet sociale se “palët u pajtuan që sot të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it (pesë vendet kryesore perëndimore) si dhe me Shefen e Misionit të Bashkimit Evropian”.

Lëvizja Vetëvendosje përkujton në shkrim se “kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës”.

Më 20 janar kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti mori mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për formimin e qeverisë dhe nga ajo ditë ka filluar afati prej 15 ditësh për një gjë të tillë.

Të dyja partitë politike po negociojnë me muaj, por pa ndonjë rezultat deri më tash. Ato vazhdojnë të jenë të ndara rreth postit të kryetarit të parlamentit të Kosovës, i cili tashmë mbahet nga lëvizja Vetëvendosje, ndonëse përgjatë gjithë negociatave që nga zgjedhjet e 6 tetorit është thënë se ky post i takon Lidhjes Demokratike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)