24 Prill 2024

LDD: Shtetësia është e cunguar në tri vitet të pavarësisë

Prishtinë, 1 dhjetor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci ka vlerësuar sot se shtetësia e Kosovës është e cunguar dhe e munguar ne tri vite te pavarësisë.

“Nuk ka funksionuar kushtetuta, nuk ka respektim te ligjit me kufij te hapur. Cili shtet mund ti beje te lumtur qytetaret e vet nëqoftëse nuk i kontrollon kufijtë e vet. Në kufijtë verior te Kosovës depërton krejt krimi i mundshëm – ekonomik, politik, prostitucional dhe te gjitha pisllëqet e mundshme, dhe mjerisht koalicioni qeverisëses ka qene edhe vet i përfshirë ne krejt ato marifete”, ka thënë akademik Nexhat Daci në tubimin parazgjedhor në Klinë.

Qeverisja aktuale nuk ka treguar vullnet politik qe shteti me i ri ne bote te funksionoj si shtet, që ta donë qytetaret e vet të cilët qindra vjet e kane kërkuar atë shtet dhe kjo qeverisje ua ka fëlliqur, tha akademik Daci duke shtuar se LDD në këto zgjedhje merr pjesë me moton “Ndrysho Kosovën me LDD dhe Dacin”.

“Voto numrin 27 sepse LDD do ta eliminoj korrupsionin, shpëlarjen e parasë, trafikimin e qenieve njerëzore, ekonominë informate e që në gjuhen shqipe do te thotë ekonomi kriminale e cila ka arritur gati 50 % dhe e cila e ngulfat çdo biznes familjar, biznes te vogle edhe te shendosh, sepse asnjë obligim shtetërore nuk e kryen. Mjerisht ne ketë pune te përlyet janë të kyçur shume shtetas te Kosovës. LDD rinise si resursit kryesor te shtetit tone  bashke me pasuritë natyrore ne ju ofrojmë punësim te qëndrueshëm, rritje te shpejt ekonomike te bazuar ne ndërrimin e politikes fiskale qe është çështje muajsh, pasi që sistemi fiskal përfshire edhe atë bankier është sistem i fajdeve ne Kosove”, tha akademik Daci .

Gani Geci, ish deputet i Kuvendit të Kosovës ka thënë se LDD është fuqi kryesore politike sepse ka guxim te thotë ate qe e dëshiron qytetari i saj. Partitë e tjera, sic tha Geci ne listat e tyre zgjedhore i kane njerëzit, sikur ti kishin marr nga Interpoli ndërsa ne LDD ka akademik ka profesor. ka doktor dhe ka luftëtar te lirisë, ka thënë Geci.

Kryetari i Degës së LDD-së Zenun Zeqa ka thënë se dega e LDD-së ne Kline ka bere dhe po bene te gjitha përpjekjet e duhura qe ne keto zgjedhje te dal sa me e suksesshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)