12 Prill 2021

LDD: Pushteti aktual ka për synim mbijetesën politike

Prishtinë, 3 qershor - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Lulzim Zeneli ka vlerësuar sot se pushteti aktual, koalicioni PDK – LDK ka synim të vetëm mbijetesën politike.

“Sipas vlerësimit të LDD, pushteti aktual ka zgjedhur  rrugën e cila qon vendin nënë thellim të krizës në vend. Sjellja e kryetarit te vendit dhe kryeministrit pas zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës është pajtim me gjendjen ekzistuese”, tha Zeneli në konferencën për media.

Fakti që  30% të  territorit të Kosovës pushtetin e vetëm e ushtron Republika e Serbisë, është porosi që pushteti aktual është zhytur në ujera të zeza politike.

“Në këtë plan LDD kundërshton fuqishëm çdo tendencë e cilat çon në fragmentarizmin apo ndarjen e brendshme të Kosovës, në emër të rehabilitimit të një komuniteti e që në realitet është çmim për dështimet e këtij pushteti dhe për involvimin e tij në jo ligjshmëri dhe krim ekonomik”, ka vlerësuar ai.

Sipas nënkryetarit të LDD kjo parti vlerëson se pushteti aktual PDK-LDK, ka humbur legjitimitetin e qeverisjes së vendit, dhe vazhdimi i kësaj politike është mbajtja peng e perspektives se vendit.

“Këtë e përsërisim edhe sot kur te gjitha referencat ndërkombëtare dhe vendore flasin për humbjen e autoritet te kësaj qeverisje, për zhytjen e thelle te këtij pushteti ne korrupsion dhe krim ekonomik. Kjo është treguesi i qartë se kemi të bëjmë me një qeverisje jo legjitime dhe pa autoritet”, tha Zeneli.

Lidhja Demokratike e Dardanisë daljen nga kjo situate e sheh në largimi sa më i shpejt të këtij pushteti dhe hapjen e rrugës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe demokratike në vend u shpreh Zeneli.

Ai theksoi se institucionet vendore qe nga fillimi kur kane marre mandatin për qeverisjen e vendit kanë demonstruar se nuk kane vullnet politike qe te përballen me luftën e korrupsionit dhe krimit te organizuar, ndërsa deklaratat te cilat vijnë se fundi janë pjese e retorikes ditore.

Zeneli vlerësoi se Eulexi ka mandat ne ketë proces jo vetëm për te luftuar korrupsionit po për te zbatuar ligjshmërinë ne vend dhe për te krijuar ambient te sigurt për një jete normale.

“Jeta normale ne Kosove mund te zhvillohet dhe qytetaret e Kosovës mund te jetojnë ne një Kosove normale vetëm atëherë kur luftohet fuqishëm korrupsioni dhe krimi ekonomik, ku zbatohet ligjshmëria dhe atëherë mund te flasim për një perspektiv evropiane të Kosovës dhe për thithjen e investimeve te jashtme|, përfundoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)