24 Prill 2024

LDD pranon rezultatet preliminare

Prishtinë, 14 dhjetor - Lidhja Demokratike e Dardanisë është deklaruar se i pranon rezultatet preliminare të zgjedhjeve, sipas të cilave ky subjekt politik nuk e kalon pragun prej 5 për qind për t’u futur në Parlamentin e Kosovës.

 

Nënkryetari i LDD-së, Naser Rugova tha se ky subjekt politik i pranon rezultatet preliminare të dala nga KQZ dhe do të fillojnë me analiza se çka e ka sjell partinë në këtë gjendje.

Një nga arsyet e dështimit për të siguruar ulëse në Parlamentin e Kosovës, Rugova përmendi edhe mungesën e buxhetit për një fushatë më të mirë si dhe konsideroi se elektorati i LDD-së kësaj radhe kishte abstenuar.

Për dallim nga zgjedhjet e sivjetme të cilat e lënë LDD-në jashtë Parlamentit, në zgjedhjet e kaluara parlamentare ky subjekt politik pati siguruar 12 ulëse në Parlament.

LDD konsideron se situata e krijuar pas zgjedhjeve të 12 Dhjetorit është situatë jostabile si për shkak të parregullsive ashtu edhe për shkak të raportit të ri të forcave.

\"Institucionet e dala nga këto zgjedhje do të kenë legjitimet të cunguar dhe kjo situatë domosdo do të imponojë zgjedhje të reja brenda një periudhe të shkurtër.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)