29 Mars 2024

LDD përkrah hapjen e zyrës civilë më veri të Mitrovicës

Prishtinë, 14 korrik - Lidhja Demokratike Dardanisë përkrah hapjen e zyre civile ne veri te Kosovës dhe njëkohësisht kërkon një maturi ne veprimin e duke shtri ne gradacion veprimin institucional të sajë në mënyrë që në një të ardhme të afërt edhe ajo pjesë të frymon si të gjitha pjesët e Republikës së Kosovës.

Nënkryetari i LDD-së, Xhemajl Hyseni në konferencën për media ka deklaruar se këtyre ditëve është aktualizuar çështja e këmbimit të territoreve.

“Ne si LDD e përkrahim fuqishëm mendimin e akademik Nexhat Dacit të shprehur ne emisionin interaktiv të KTV ku me një elokuencë e zbërthen këtë problem madhor i cili po i servohet çdo ditë Kosovës. Konsiderojmë se Kosova në radhë të parë duhet të ketë një shtrirje të sovranitetit të vet dhe të ketë integritet ne kufijtë që na kanë njohur 69 shtete nga mbarë rruzulli tokësor”.

Hyseni theksoi se vetëm pas njohjes së Kosovës nga Organizata e Kombeve të Bashkuar dhe institucioneve tjera me relevancë ndërkombëtare, nëse ekziston vullnet i dyanshëm dhe interes reciprok mund të hapen edhe çështja e ndërrimit të territoreve por edhe çështje tjera.

“Ka 2 vite që ne kërkojmë sundim të ligjit në Kosovë, ka 2 vite që kërkojmë luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe këtyre ditëve kemi sinjale të para për një veprim konkret të institucioneve përkatëse”.

Nënkryetari i LDD-së tha se mbështesin veprimin e EULEX-it, por kërkojnë që të mos ketë më pompozitete, si disa herë më parë, por veprime konkrete të cilat gradualisht do t`i heqin lakun popullit të Kosovës dhe vetë shtetit tonë”.

Lidhja Demokratike e Dardanisë edhe një here konfirmon qëndrimin kundër privatizimit të aseteve te PTK dhe vlerëson se kjo behët thjesht për interesa të klanit të Qeverisë Republikën e Kosovës, dhe nuk është në interes të zhvillimit ekonomik dhe në interes të qytetareve të Republikës së Kosovës.

“LDD ka vlerësuar se në Kosovë tani po promovohet një dekadencë në zhvillimin e regjioneve të Kosovës. Projektet nacionale të cilat janë duke u zhvilluar sot i përkrahim dhe i mbështesim, por njëkohësisht kërkojmë nga Qeveria, që të beje shpërndarjen ma të drejt të pjesës tjetër të kapitalit të investimeve në regjionet e tjera për të mos lejuar krijimin e pabarazive të reja të cilat veç po ndodhin sot në Kosovë”.

Ne jemi të brengosur për imazhin e shtetit të Kosovës, tha Hyseni dhe shtoi se kryeministri thotë se lufta kundër korrupsionit nuk e dëmton imazhin shtetit.

“Ne konsiderojmë se vet korrupsioni dhe krimi i organizuar që ka gjete strehë në Kosovë e dëmton imazhin e shtetit të Kosovës, pavarësisht a luftohet apo jo ai”.

Hyseni vlerësoi se Qeveria e kryeministrit Thaçi nuk ka mbajtur premtimet e dhëna në fushatën zgjedhore për zgjedhjet komunale të vitit 2009 dhe ka bërë një mashtrim shtetëror qytetareve të Republikës së Kosovës.

LDD kërkon nga institucionet e shtetit që të sigurohet trajtim adekuat të mërgatës e cila këto ditë në numër të madh ia ka mësy Kosovës dhe të u jep përparësi në kryerjen e shërbimeve ndaj tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)