28 Mars 2024

LDD nuk i njeh zgjedhjet e 12 dhjetorit

Prishtinë, 16 dhjetor - Pas mbajtjes se mbledhjes se kryesise LDD vlerëson se zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit 2010 dhe i tërë procesi zgjedhor ishte një porosi brengosëse jo vetëm për qytetarët, por edhe për botën demokratike, sa lirisht mund të konkludohet se kemi të bëjmë me një proces të konstruktuar zgjedhor dhe të skenuar, fatkeqësisht në dëm të proceseve shtetndërtuese dhe të perspektivës së vendit.

LDD konsideron se zgjedhjet e 12 dhjetorit u karakterizuan me një varg problemesh që ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar, duke filluar fillimisht me ato të natyrës teknike e deri në manipulim të plotë të procesit parazgjedhor dhe zgjedhor në një ambient politik të krijuar nga shantazhet e ndryshme që u ndërmorën ndaj LDD-së për shkak të qëndrimit të saj politik pro shtetit kushtetues me integritet dhe sovranitet të plotë.

LDD si parti parlamentare nëpërmjet Grupit të vetë parlamentar, demonstroi vlera të larta profesionale, politikisht të përgjegjshme dhe kombetarisht të qëndrueshme ndaj vlerave të demokracisë dhe respektimit të shtyllave kryesore të shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Sjellja e këtillë e LDD-së, e përgjegjshme ndaj vlerave të shtetit tonë në njërën anë, dhe qëndrimit kritik ndaj zhvillimeve antishtetërore në vend, aktivizoi një kampanjë të paparë anti LDD-së në media elektronike të caktuara dhe në formacione para politike të financuara nga para të pista të burimeve anti Kosovë, që paguanin sondazhe të shumta në kohën parazgjedhore më qëllim të frikësimit të elektoratit stabil të LDD-së.                                                                                                                                               

LDD vlerëson se kohëzgjatja dhe më pas përfundimi i procesit të montuar gjyqësor ndaj Akademik Nexhat Dacit, vetëm pak ditë para fillimit zyrtarë të fushatës ka qenë dhe mbetet goditja më e madhe që i është dhënë LDD-së në këtë fazë zgjedhore. Publikimi i vazhdueshëm i sondazheve të porositura për gjoja rënien drastike të besimit në LDD, gjykojmë se ka ndikuar në krijimin e një perceptimi negativ për LDD  në opinion duke bërë presion politik dhe psikologjik në elektoratin e LDD-së.                                                                              

Në një ambient të tillë politik, zgjedhjet e mbajtura e të zhvilluara në tensione të larta, rezultuan në një produkt zgjedhor, që pak kush e akceptoi, ndërsa LDD-në e eliminoi nga vazhdimi i rrugëtimit të saj në Parlamentin e Kosovës, për të kontribuar në krijimin e shtetit kushtetues dhe demokratik.

Kryesia e LDD-së shprehet e vendosur të punoj me të gjitha strukturat organizative të LDD-së dhe me anëtarësinë e saj të gjerë në realizimin e synimeve shtetndërtuese dhe interesave të qytetarëve të Kosovës.

I mbetet strukturave drejtuese të LDD-së, Këshillit Kombëtar dhe Konventës që të mblidhen në vijim dhe të analizojnë shkaqet dhe arsyet e vërteta të këtij rezultati zgjedhor.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë për shkak të ambientit politik agresiv dhe jo demokratik të krijuar, para dhe gatë procesit, si dhe procesit zgjedhor të deformuar që nga elementet teknike si dhe ato organizative në vendvotime, unanimisht ka vendosur të mos e pranoi rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të mbajtura me 12 dhjetor 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)