24 Prill 2024

LDD mirëpret rezolutën e Kombeve të Bashkuara

Prishtinë, 11 shtator - Lidhja Demokratike e Dardanisë ka mirëpritur miratimin e Rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në kontekstin se për herë të parë BE-ja flet me një zë rreth Kosovës.

\"LDD-ja vlerëson se ky është moment i ri në marrëdhëniet BE- Rajon dhe e mirëpret rolin në rritje të BE-së dhe thërret për kyçjen aktive të SHBA-së në procesin e mëtutjeshëm. Konsensusi brenda BE-së ka rëndësi si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë dhe hapë rrugë dhe perspektivë të qartë për politika afirmative, integruese dhe të fqinjësisë së mirë. LDD e shpreh gatishmërinë që të kontribuojë në forcimin e partneritetit me BE-në dhe e mirëpret çdo angazhim shtesë të BE-së\", ka thene ne konferencen per media nenkryetari i LDD, Naser Rugova.

Në frymën e rrethanave të reja, LDD e fton Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së që të iniciojë procesin e transformimit të misionit të UNMIK-ut në një mision monitorues politik konform realitetit të ri në Kosovë dhe të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në OKB, ka thene Rugova.

Duke theksuar se LDD-ja merr në konsideratë deklaratat e zyrtarëve të lartë të BE-së për dialog në mes të gjitha palëve, Rugova ka perkujtuar se ky dialog do ta ketë bekimin e LDD [se vetëm nëse realizohet si dialog mes dy shteteve, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë,si shtete të pavarura sovrane dhe partnere të barabarta.

\" LDD konsideron se nuk ka vend për eufori në lidhje me zhvillimet rreth rezolutës në OKB. Druajmë se kompromisi BE-Serbi do të sjellë përfitime për Serbinë dhe ne nuk e dimë ende se çfarë koncesionesh do të kërkohen nga Kosova si pjesë e faturës përfituese për Beogradin. LDD e përshëndet përshpejtimin e rrugës integruese për Serbin por njëherit kërkon fuqishëm nga BE që të njëjtat standarde të aplikohen edhe për Kosovën\" .

LDD kërkon fuqishëm që deri në fund të vitit BE ta inicioj procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe ta hap qartë perspektivën integruese për vendin tonë.

\"Kërkojmë nga BE ta bëjë të qartë se Serbia dhe Kosova mund të hyjnë vetëm paralelisht në BE sepse ndryshe druajmë se nga një cikël jostabiliteti do të hyjmë në ciklin tjetër të bllokadave nga Serbia. E ftojmë Qeverinë e Kosovës që sa më parë të paraqes këto kërkesa para BE-së qoftë edhe si kushte për pjesëmarrje në dialogun e mundshëm me Serbinë\", ka tthene Rugova.

LDD konsideron se izolimi i Kosovës po fillon të merr konotacione të formalizmit të një getoje politike sepse të gjithë po e shohim se vetëm qytetarët e Kosovës janë të privuar nga lëvizja e lirë brenda BE-së përderisa Kosova është shteti i vetëm i cili nuk ka perspektivë të formalizuar integruese.

\" Edhe pse në opozitë ne i përkrahim institucionet e vendit në të gjitha agjendat e interesit nacional por LDD-ja fton Qeverinë e vendit që të jetë serioze,e përgjegjshme dhe transparente në të gjithë procesin që pritet të hapet. Konsiderojmë se Kuvendi i Kosovës duhet të jetë i informuar dhe pjesë aktive e vendimeve kritike që mund të merren\".

LDD konsideron se hapja e pakos së Ahtisarit bart rreziqe të reja për rajonin. Ne vlerësojmë se çfarëdo aranzhmani që mund të propozohet për serbët e Kosovës i njëjti parim duhet të vlejë edhe për shqiptarët në Luginë të Preshevës. Çdo zgjidhje tjetër do të nxisë cikël të ri jostabiliteti. Qytetarët e Luginës së Preshevës e meritojnë po të njëjtin tretman të posaçëm sikur edhe serbët në Kosovë. ka thene nenkryetari i LDD-se

\" Konsiderojmë se Serbia ka të drejtë legjitime të interesohet për serbët e Kosovës por tërheqim vërejtjen se një shtet tjetër nuk mund të ketë hise në rregullimin e brendshëm kushtetues të një shteti tjetër. Në këtë kontekst paraprakisht hedhim poshtë çdo pretendim për bisedime rreth gjyqësorit dhe forcave të rendit si shtylla të shtetësisë së Kosovës\" .

LDD konsideron se Kosova duhet të përfitojë nga situata e krijuar në kontekstin e sigurimit të njohjeve të reja si faktor vendimtar në konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Konsiderojmë se MPJ nuk ka qenë në nivel të detyrës pas publikimit të mendimit të GJND-së, ka thene Rugova duke kerkuar nga Qeveria e Kosovës qe të jetë në nivel të detyrës dhe të hapet para qytetarëve të vet.

\"Konsiderojmë se zhvillimet e fundit janë meritë ekskluzive e miqve tanë përderisa qeveria jonë ka vazhduar me avazin e vjetër të demonstrimit të arrogancës, mbylljes dhe paaftësisë për t’i kryer obligimet e veta kushtetuese si në planin e jashtëm ashtu edhe të brendshëm\".
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)