19 Prill 2024

LDD mirëpret mendimin e GJND-së

Prishtinë, 24 korrik - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci ka deklaruar sot se mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë se pavarësia e Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare për LDD-në është shumë më domethënës se vendimi i një gjykate dhe paraqet fitore politike dhe morale dhe ilaç i vonuar, por i duhur për plagë që ka kulluar gjak gati një shekull me radhë, për shkak të copëtimit të trojeve shqiptare si pasoj e ndarjes së një kombi në shume shtete.

“Pra, ne mirëpresim këtë vendim që të parën herë në historikun e GJND-së ishte aq eksplicit i qartë dhe rezolute. Si i tillë, LDD vlerëson se vendimi për nga pesha dhe rëndësia politike krijon hapësirë të re që politika Shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës të jetë proaktive dhe me unitet veprues në rrugën e Integrimeve Evropiane dhe Veriatlantike”, tha kryetari Daci.

Lideri i LDD theksoi se uniteti demokratik veprues në Republikën e Kosovës është obligues për qeverisjen dhe opozitën që të zhvillohet një betejë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit që ka sjell papunësi prej afro  45% të popullsisë aktive  dhe varfëri më të madhe në Evropë.

“ Vendimi I GJND-së thërret fuqishëm që qeverisja bashkë me opozitën te filloj hartimin e strategjisë për rrugën e ecjes deri në anëtarësim në OKB dhe në krijimin e hartës së rrugës për relaksim të raporteve ekonomike dhe tekniko-politike me Republikën e Serbisë, që do të përshpejtonte rrugëtimin për në BE dhe NATO”, tha akademik Daci.

Ai ka ftuar Beogradin politik dhe qytetar, që të hapet një faqe të re dhe e parë në historinë e dy popujve, shqiptarë dhe serbë, që bashkërisht ta ndërtojmë hartën e rrugës, si dy shtete sovrane për në BE dhe NATO.

“ Me një politikë te këtillë do ti japim fund etapave të caktuara të historisë së përgjakshme, dhe do t’i ofrojmë shtetasve tonë të sotmen dhe të nesërmen evropiane në bashkësinë e Kombeve të lira dhe demokratike. Për një rrugëtim të këtillë jam I bindur se do të kemi përkrahje te plotë të fqinjëve dhe botës perëndimore në krye me SHBA dhe BE, ndërsa dua të besoj që Kina dhe Rusia, me neutralitet dhe simpati do ta përshëndesnin kurajën politike dhe kombëtare për përfundimin  e tensioneve në Ballkan”, tha kryetari Daci.

Akademik Daci tha se LDD fton Institucionet e Republikës së Kosovës që të bëjnë të pamundurën që lideri i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj t’i kthehet familjes dhe skenës politike në Kosovë!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)