08 Dhjetor 2019

LDD feston sot trevjetorin e themelimit

Prishtinë, 13 shkurt - Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) sot shënon trevjetorin e themelimit si subjekt politik, kur edhe është ndarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

LDD-ja u formua si parti politike pas Kongresit të 6 Zgjedhor të LDK-së në dhjetor 2006, ku krahu që mbështeste Dacin, në shenjë pakënaqësie me zgjedhjen e Fatmir Sejdiut për kryetar të LDK-së, doli nga kjo parti dhe formoi subjekt të vetin politik.

Ndryshe jo me shume se tri vite nga ndarja mes ketyre dy partive kreu i Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDD), Nexhat Daci, nëpërmjet një letre, para dy dite ia ka shtrirë dorën e bashkëpunimit LDK-së, duke i bërë ofertë kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiu për krijimin e një koalicioni parazgjedhor, i cili do ta largonte vendin nga kriza, përmes zgjedhjeve të parakohshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2019 - Federata e pingpongut organizon 7 xhirot e TOP 8 për Senioret më të mira të Kosovës për vitin 2019. (Palestrae Sporteve në Prishtinë, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mbanë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Mbahet koncert humanitar i Krishtlindjes me grupin muzikor amerikan "The Hall Sisters" ku fondet e mbledhura do të përdoren për familjarët nga Shqipëria që janë strehuar si pasojë e termetit. (Teatrin Kombëtar i Kosovës, ora 19:30)