25 Prill 2024

LDD dënon tendencat për njollosjen e UCK-së

Prishtinë, 17 dhjetor - Lidhja Demokratike e Dardanisë ka dënuar ashpër tendencat për njollosjen e Ushtrisë Clirimtare te Kosovës duke tentuar që përmes raporteve skandaloze, të pavërteta dhe të fabrikuara të venë në pyetje luftën e saj të drejtë për clirim, liri dhe pavarësi.

Në takimin me kryetarët e degëve të LDD-së, kryesuar nga akademik Nexhat Daci u vlerësua se se zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit 2010 dhe i tërë procesi zgjedhor ishte një porosi brengosëse jo vetëm për qytetarët, por edhe për botën demokratike dhe se mund të konkludohet se bëhet fjalë për një proces të konstruktuar zgjedhor fatkeqësisht në dëm të proceseve shtetndërtuese dhe të perspektivës së vendit.

LDD konsideron se zgjedhjet e 12 dhjetorit u karakterizuan me një varg problemesh që ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar.

Për shkak të ambientit politik agresiv dhe jo demokratik të krijuar, para dhe gjatë procesit, si dhe procesit zgjedhor të deformuar që nga elementet teknike si dhe ato organizative në vendvotime, në mbledhje u përkrah vendimi i Kryesisë që të mos pranohen rezultatet e zgjedhjeve.

Në një ambient të tillë politik, zgjedhjet e mbajtura e të zhvilluara në tensione të larta, rezultuan në një produkt zgjedhor, që pak kush e akceptoi, ndërsa LDD-në e eleminoi nga vazhdimi i rrugëtimit të saj në Parlamentin e Kosovës, për të kontribuar në krijimin e shtetit kushtetues dhe demokratik.

Ne mbldhje u përpserit qëndrimi i Kryesisë së LDD qe vendosmërisht të punoj me të gjitha strukturat organizative të LDD-së dhe me anëtarsinë e saj të gjerë në realizimin e synimeve shtetndërtuese dhe interesave të qytetarëve të Kosovës.

I mbetet strukturave drejtuese të LDD-së, Këshillit Kombëtar dhe Konventës që të mblidhen në vijim dhe të analizojn shkaqet dhe arsyjet e vërteta të këtij rezutati zgjedhor u konkludua në mbledhje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)