23 Prill 2024

LDD: deklaratat e qeverisjes janë demagogji e thjeshtë

Prishtinë, 25 qershor - Kryetarët e Degëve të Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe anëtarët e Kryesisë së LDD janë informuar sot në mbledhjen e rregullte dyjavore lidhur me aktivitetet e partisë dhe kanë vlerësuar gjendjen aktuale në vend.

Me këtë rast nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Lulzim Zeneli ka informuar se LDD  vlerëson se deklaratat e qeverisjes aktuale se ata do të luftojnë korrupsionin janë demagogji e thjeshtë dhe asgjë më tepër.

Me këtë rast Zeneli theksoi se pushteti aktual PDK-LDK, sikur të ketë vullnet politik dhe guxim për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, do të kishim veprime dhe rezultate. Andaj deklarimet se qeverisje aktuale do ti prin luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në kohen kur kjo qeverisje PDK-LDK është zhytur skajshmërish në krim financiar dhe  korrupsion, nuk janë gjë tjetër përpos demagogji.

 Ai ka vlerësuar së në Kosovë ka më tepër se dy vite e gjysmë, që pushteti aktual ka ndërtuar retorikë kundër korrupsionit, ka dy  vite e gjysmë që përdoret një gjuhë e ashpër kundër krimit ekonomik, dhe në këtë plan lirishtë mund të themi se kësaj gjuhe fatkeqësisht iu bashkua edhe Eulex-i, por mungojnë rezultatet konkrete, kështu që dalja me deklarata e zyrtarëve të Eulex-it për arrestimin e peshqve të mëdhenj dhe mungesa e rezultateve në praktik bënë që lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të banalizohet.

“LDD rithekson se sundimi i ligjit nuk arrihet me deklarata publike dhe me distancim nga qeverisja e korruptuar dhe këtë duhet ta dijë edhe ICO dhe EULEX-i,  ata të cilët kanë ardhur të ftuar nga Institucionet e Kosovës për të vendosur rend dhe ligj”, tha nënkryetari Zeneli.

Kryetaret e Degëve te LDD u informuan për vizitën e delegacionit të LDD të kryesuar nga akademik Nexhat Daci në Shqipëri.

Me këtë rast u theksua se pritja e delegacionit te LDD-së nga krerët institucional ishte e veçantë dhe mbresëlënës.

 U theksua se takimet me presidentin Bamir Topi, kryeparlamentaren Jozefina Topalli, kryeministrin Sali Berisha  dhe ne Ministrinë e Punëve te Jashtme te Shqipërisë janë kontribut në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe edhe me këtë rast u ritheksua kontributin shumë i madh të Shqipërisë në aktivitetet diplomatike në procesin e njohjes së Kosovës.

Kryetarët e Degëve të LDD u informuan se Konventat Zgjedhore të Forumit të Rinisë dhe Forumit të Gruas së LDD e janë për nga organizimi i jashtëzakonshëm dhe rrjedha demokratike dhe transparente.

Në mbledhjen e sotme mori pjesë edhe kryetari i Degës së LDD-së për Gjermani, Qemajl Kryeziu i cili informoi lidhur me mbledhjen zgjedhore te Degës së LDD në Gjermani.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)