19 Mars 2019

LB: Mbrojtja e kufizimit të sovranitetit nga politikanë shqiptarë – skandaloze!

Prishtinë, 14 shtator - Liderët e shqiptarëve të Kosovës Lindore, para pak ditësh, iu drejtuan institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës me kërkesën për miratimin e një rezolute në Kuvendin e Kosovës, përmes të cilës do ta mbështesnin vullnetin politik të shprehur më 1 e 2 mars të vitit 1992, për bashkimin e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me Kosovën.

Reagimi i disa subjekteve politike, por edhe i vetë Kryeministrit, ishte krejtësisht skandaloz dhe në shpërputhje me vullnetin dhe aspiratat e qytetarëve të vendit. Ata e klasifikuan këtë kërkesë si kundërkushtetuese, duke iu referuar nenit 1.3 të Kushtetutës së Kosovës, i cili ia ndalon Kosovës bashkimin me ndonjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti tjetër.

Detyrë e secilit politikan të vendit është përpjekja për forcimin e sovranitetit të tij e jo mbrojtja e kufizimeve të këtij sovraniteti të vendosura në kushtetutë. Këto kufizime janë të imponuara dhe produkt i rrethanave të caktuara politike. Ato janë pranuar për shkak të kontekstit të caktuar politik por me to nuk duhet të pajtohemi asnjëherë. Prandaj, në rrethana të reja, vazhdimi i ruajtjes së këtyre kufizimeve mund të bëhet vetëm nga një politikë e nga politikanë regresivë.

Lëvizja për Bashkim qëndron e palëkundur në vendosmërinë dhe përcaktimin e vet të kahmotshëm për forcimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës deri në atë shkallë sa të jetë e aftë të vendosë vetë për të ardhmen e saj.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 mars 2019 - Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë së cilës do të publikohen gjetjet e raportit nga monitorimi i Kontratave për furnizim me material shpenzues për Hemodializë për vitin 2018, në një diskutim me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile. (Orion Conference Center, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon mbledhjen e radhës së Koalicionit për Barazi “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë Veriore në koordinim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe me përkrahjen teknike të ofruar nga Sekretariati i Përbashkët Teknik organizojnë Forumin Konsultativ. (Hotel International Prishtina, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban aktivitet. (Takimi me mediat bëhet pranë QKMF-së, te Qafa, ora 12:00)

- Promovohet romani “Rrota e Ujit” i autores Resmije Kryeziu. (Kolegji AAB, objekti V, te këndi i Librarisë, ora 12:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me Udhëzimet Administrative të cilat janë në mospërputhje me Ligjin për Minierat dhe Mineralet që po pengojnë zhvillimin e bizneseve të këtij sektori. (Zyret e OAK-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ambasadori Kosnett do të vizitojë Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës ku do të merr pjesë në nisjen zyrtare të Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve, e cila do të veprojë në kuadër të ZKAK. (Lokalet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, rr. Ahmet Krasniqi, Arbëri, ora 15:10)