19 Prill 2024

Lansohet Projekti “Inciativa për Qeverisje të Hapur dhe të Mirë”

Prishtinë, 29 tetor - Open Data Kosovo në Bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë / Zyra e Kryeministrit kanë organizuar ngjarjen e lansimit të projektit “Iniciativa për Qeverisje të Hapur dhe të Mirë” të financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, pjesë e Programit Matra 2020.

Projekti ka për synim rritjen e nivelit të hapjes dhe qeverisjes së mirë të institucioneve të Kosovës me anë të Partneritetit të Qeverisë së Hapur (OGP).

OGP është iniciativë jopolitike që ka për qëllim arritjen e zotimeve nga qeveritë kombëtare dhe instanca të tjera qeveritare që të promovohet qeverisja e hapur, fuqizimi i qytetarëve, luftimi i korrupsionit dhe përdorimi i tekonlogjive të reja.

Znj.Carin Lobbezoo, Ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, tha se koncepti i të dhënave të hapura është bërë shumë i rëndësishëm në mënyrën se si i shohim politikat publike, zhvillojmë dhe komunikojmë përmes tyre. Gjithashtu, znj. Lobbezoo uroj që përmes këtij projekti të arrihet transparenca dhe llogaridhënia për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Mëtej Z.Habit Hajredini, Drejtor i Zyres për Qverisje të Mirë / Zyra e Kryeministrit tha se qeverisja e hapur dhe transparente mundëson realizimin e projekteve më të mira karshi qytetarëve të Kosovës. Ai shtoi se parimet që Zyra e Kryeministrit ndjek kerkojnë gjithëpërfshirjen institucionale që këto institucione të jenë më të hapura, transparente dhe llogaridhënëse.

Znj. Blerta Thaçi, Drejtore Ekzekutive në Open Data Kosovo theksoi dhe uroj që në partneritetin e qeverisë së hapur, ku tashmë janë anëtare 78 shtete, Kosova të zë vendin e 79-të. Ajo shtoi se për Open Data Kosovo është i rëndësishëm bashkëpunimi mes institucioneve publike me shoqërinë civile dhe qytetarët e Kosovës, që shkon përtej anëtarësimit në OGP.

Znj. Paulina Behluli, Koordinatore e Projektit në Open Data Kosovo, shpjegoi në detaje projektin dhe iniciativën që do të ndërmerret krahas këtij projekti. Ajo theksoi se qëllimi kryesor i projektit është hapja institucionale dhe qeverisja e mirë krahas parimeve kryesore të partneritetit të qeverisë së hapur.

Znj. Ana Drakic, Drejtore e Projekteve në East-West Management Institute tregoi misionin e EWMI; organizata partnere e zbatimit të këtij projekti dhe fokusin e tyre në qeverisjen e hapur dhe në sigurimin e anëtarësimit të shteteve të ndryshme në OGP.

Z. Kujtim Gashi u shpreh i hapur për bashkëpunimin e rradhës dhe theksoi se ASHI është bartëse e politikave dhe aktiviteteve të fushës së teknologjisë informative dhe komunikimeve teknologjike që lidhen ngushtë me aktivitetet e hapjes së të dhënave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)