25 Prill 2024

Lajçak përfundon vizitën në Kosovë: Dialogu do të vazhdojë

Prishtinë, 3 mars - Përfaqësuesi i PosaçÑ‘m i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, përfundoi vizitën e tij tre-ditore në Kosovë sot.

GjatÑ‘ vizitÑ‘s sÑ‘ tij nÑ‘ Kosovë menjÑ‘herÑ‘ pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Lajçak informoi fituesin e zgjedhjeve, Presidentin e VetÑ‘vendosjes Albin Kurti, në detaje mbi progresin e bërë në Dialogun Prishtinë - Beograd që nga rifillimi i tij në Korrik 2020. Ata diskutuan gjithashtu hapat e ardhshëm përpara.

“Kurti dhe unë kemi pasur një bisedë shumë të sinqertë dhe konstruktive. Derisa unë e kuptoj që Kurti do të i duhet pak kohë për t’u njohur me Dialogun dhe marrëveshjet e tij, si BE ashtu edhe SHBA presin që procesi i normalizimit gjithëpërfshirës midis Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë së shpejti. Jam shumë i kënaqur kur dëgjoj që Kurti e kupton rëndësinë e Dialogut, ” informoi Z. Lajçak.

Në Prishtinë, Përfaqësuesi i PosaçÑ‘m Lajçak zhvilloi takime me Presidenten nÑ‘ detyrÑ‘ Vjosa Osmani, Kryeministrin nÑ‘ detyrÑ‘ Avdullah Hoti dhe liderët e partive politike, përfshirë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe për të theksuar rëndësinë e unitetit në Dialog pÑ‘rtej linjave partiake.

Ai gjithashtu u takua me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, foli me ambasadorin e SHBA dhe informoi shtetet anëtare të BE-sÑ‘ mbi bisedat e tij.

Duke përfituar nga mundësia për t'u takuar me gratë udhëheqëse politike, Përfaqësuesi i PosaçÑ‘m nënvizoi angazhimin e BE-së në promovimin e pjesëmarrjes së grave në të gjitha sferat e shoqërisë, përfshirë politikën.

Lajçak mirëpriti interesimin e tyre të madh dhe rolin e tyre aktiv që nga fillimi i Dialogut.

Nga Prishtina, ai vazhdon për në Beograd dhe Podgoricë si pjesë e vizitës së tij në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)