25 Qershor 2019

Kuvendit jo efektiv dhe me shumë dështime gjatë 2018

Prishtinë, 22 mars - Kuvendi i Kosovës ndonëse ka përmirësuar parametrat e përmbushjes së agjendës legjislative,  mungesa e kuorumit, mbikëqyrja shumë e ulët e zbatimit të ligjeve, regresi në transparencën financiare, numri i ulët i dëgjimeve publike, dhe organizimi jo i mirëfilltë i punës janë disa nga mangësitë evidente që kanë përcjellë punën e tij gjatë vitit të kaluar.

Këto të gjetura u bënë të ditura sot, gjatë prezantimit të Raportit të monitorimit të punës së Kuvendit për 2018, të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një diskutim me deputetët e Kuvendit të Kosovës: Armend Zemaj (LDK), Elmi Reçica (PDK), Albulena Haxhiu (LVV), Besa Baftiu (PSD), Bilall Sherifi (NISMA) si dhe përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile.

Me këtë rast Agnesa Haxhiu nga KDI ka bërë të ditur se 42 seanca të Kuvendit dhe 437 mbledhje të komisioneve parlamentare i kanë mundësuar organit më të lartë ligjvënës, që për herë të parë në shumë vite të shihet si më produktiv në përmbushjen e agjendës legjislative, nga 36% sa ishte në vitin 2015/2016 në 42% në 2018.

Sidoqoftë, 75 ligjet e miratuara dhe 16 nisma ligjore nga vetë Kuvendi nuk kanë mundur t’i kamuflojnë problemet bazike me të cilat është përballur ky institucion.

“Mungesa e kuorumit ka qenë pengesë serioze në marrjen e vendimeve në seanca. Kështu shumë pika të papërfunduara të rendit të ditës nga seanca të ndryshme janë grumbulluar dhe vendosur në agjendën e një seance të vetme, fenomen ky që është përsëritur vazhdimisht përgjatë vitit”, ka shpjeguar ajo gjatë prezantimit të këtij raporti.

Haxhiu ka theksuar se miratimi i ligjeve është përcjellë shpeshherë me shkelje të Rregullores së Punës së Kuvendit. “Edhe pse Rregullorja përcakton se amendamentet votohen si të veçanta, në raste të shpeshta ato janë votuar në grup. Po ashtu, Kuvendi edhe këtë vit ka vazhduar me praktikën e shqyrtimit të projektligjeve në procedurë të përshpejtuar”, ka plotësuar Haxhiu.

Gjatë 2018, ka thënë se është vërejtur një shpërputhje e theksuar midis miratimit të ligjeve dhe mbikëqyrjes së zbatimit të tyre. Për një vit të tërë, Kuvendi ka nxjerrë vetëm një raport që flet për zbatimin e një ligji dhe ka organizuar vetëm 23 dëgjime publike.

Mbikëqyrja ndaj ekzekutivit në seanca ishte më e dukshme për publikun. Në 275 pyetjet parlamentare që u parashtruan nga deputetët, kabineti qeveritar u përgjigj në 61% e tyre.

“Transparenca në qeverisjen e brendshme të Kuvendit, sidomos në aspektin financiar ka pësuar regres nga vitet paraprake. Nga një institucion shembull për transparencë financiare, Kuvendi është bërë shembull i praktikimit të vonesave në publikimin e raporteve tremujore financiare. Raporti tremujor i fundit i publikuar është ai për periudhën korrik-shtator 2018, dhe tregon për 300 udhëtime jashtë vendit me një kosto prej 239,039.65  €”, shtoi Haxhiu.

Ky raport rekomandon që Kuvendi duhet të angazhohet me shumë seriozitet në monitorimin e zbatimit të ligjeve dhe mbikëqyrjen sistematike të qeverisë dhe gjithashtu  të jetë shembull për të gjitha institucionet tjera sa i përket transparencës financiare.

Çështja e numrit të ulët të dëgjimeve publike duhet të adresohet dhe përmirësohet,  në mënyrë që qytetarëve dhe grupeve të interesit t’iu mundësohet dhënia e kontributit dhe pronësia në procesin ligjbërës. Kjo do ta mundësonte edhe një zbatueshmëri më të mirë të ligjeve në praktikë.

Raporti rekomandon që Kuvendi do të duhej të bashkërendonte me Qeverinë në hartimin e agjendës legjislative, në mënyrë që ajo të mos jetë shumë ambicioze dhe përtej kapaciteteve të të dyja institucioneve.

Edhe çështja e mungesave të deputetëve do të duhej të rregullohej përmes Rregullores së re të Kuvendit, e cila nuk parasheh ndonjë masë ndëshkuese për deputetët të cilët nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit, dhe u ofron mundësinë e mospjesëmarrjes në punë për gjashtë muaj me radhë.

Ndërkaq deputetët pjesëmarrës në këtë diskutim theksuan domosdoshmërinë që gjetjet dhe rekomandimet e këtij raporti të adresohen nga Kuvendi e posaçërisht çështja e mbarëvajtjes dhe organizimit të mirëfilltë të punës dhe ngritjes së transparencës financiare.

Raportin së bashku me gjetjet dhe rekomandimet e plota mund ta shkarkoni këtu.

Ky takim është realizuar në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes, transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë”  i financuar nga Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara (UNDEF).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2019 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do ta presë në takim ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide. (Hapësirat e MPJ-së, ora 8:30)

- The Siracusa International Institute for Criminal Justice and Human Rigths, një Organizatë Joqeveritare italiane organizon Dialogun Strategjik Kombëtar mbi temën e luftës kundër trafikut të paligjshëm. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutohet lidhur me kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga vizita e përbashkët e realizuar në Luginë të Preshevës (Ndërtesa e Kuvendi, salla C 203, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Dështimet në rastet e shënjestruara”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ku do të bëhet dorëzimi i pajisjeve për klubet e mediave, që është donacion i GIZ-it.  (Shkolla “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizojnë konferencën për media lidhur me Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. (Sheshi “Ibrahim Rugova” përpara objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:05)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina organizon ceremoninë me rastin e shënimit të ditës më të madhe për qytetarët e Fushë Kosovës, lëshimin në funksion të linjës magjistrale për furnizim 24 h me ujë të pijshëm. (Rr. Hajrullah ZymiFushë Kosovë, ora 10:30)

- Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit organizon aktivitete solemne me rastin e Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit duke filluar me defileun e automjeteve dhe mjeteve zjarrfikëse në unazën e qytetit. (Nisja nga objekti i Shërbimit Zjarrfikës në Prizren, ora 11:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me UNDP do të organizojnë konferencën për media për vazhdimin e kampanjës për legalizimin e armëve. (Objekti qendrorë i MPB-së, salla P-02, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti takohet me Kryetarin e qytetit të Des Moines, Iowa të SHBA,  Thomas  Cownie. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 11:00)

- Drejtoria e Administratës në Komunën e Prizrenit në bashkëpunim me OJQ Nevo Koncepti organizon tryezë diskutimi me temën Trajtimi i Fëmijëve në Raste të Dhunës dhe Abuzimit. (Hotel Centrum, ora 11:00)

- Ministri i arsimit, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me tekstet e reja shkollore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit bën demonstrimin i ushtrimeve të kërkim-shpëtimit dhe shuarjes së zjarrit në objektin e shkollës fillore “Heronjtë e Lumës” në fshatin Vërmicë. (Vërmicë, ora 12:00)

- Balkan Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë tryezën e rrumbullakët "Kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme dhe kost-efektiviteti i tyre,". (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj raporton para Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të kredisë prej 18 milionë eurosh që BERZH-i i ka dhënë parkut energjetik me erë të Kitkës. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Ekspozitën e Artizanaleve të ndryshme, nga organizata e grave “Orkide”, në Prizren. (Qendra Kulturore “Yunus Emre”, Prizren, ora 18:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e Javës Egjiptiane në Gjakovë. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 19:00)

- Shkolla Amerikane e Kosovës organizon Inagurimi i kampusit të ri të Shkollës Amerikane të Kosovës. (Shkolla Amerikane e Kosovës, Shkabaj, Prishtinë, ora 20:00)