19 Mars 2024

Kuvendi voton Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë

Prishtinë, 14 dhjetor -  Deputetet e Kuvendit të Kosovës, pozitë dhe opozitë për herë të parë janë bërë bashkë duke votuar kështu me 106 vota pro Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Nga sot ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, me votimin e këtij projektligji do të jetë ministër i Mbrojtjes.

Fillimisht kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ftuar të gjithë pranishmit për një minutë nderim për të gjithë brezat, që në kohë e rrethana të ndryshme, sakrifikuan për këtë ditë.

“Le të nderojmë luftëtarët e kryengritjeve të mëdha të Kosovës të periudhave të ndryshme. Le të nderojmë gjeneratat e të burgosurve politikë. Studentët e lëvizjeve studentore. Intelektualët dhe minatorët e Kosovës. Bashkatdhetarët tanë kudo në botë. Veprimtarët politikë të rezistencës paqësore. Djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmorët e lirisë. Ne sot qëndrojmë këtu falë kësaj sakrifice mbinjerëzore. Krenarë me të kaluarën dhe të sigurt për të ardhmen tonë euro-atlantike”, ka thënë kreu i Kuvendit Kadri Veseli në hapje të seancës ku po votohet Ushtria e Kosovës.

Pro votimit të ligjeve për ushtrinë janë deklaruar të gjitha partitë që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, me përjashtim të Listës Serbe. Në sallë janë 107 deputetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)