29 Mars 2024

Kuvendi vazhdon sot punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara

Prishtinë, 8 tetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë sot punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara, ndërsa me pas do te mblidhet në një seancë të veçantë, deputetëve t’u adresohet Komisioni për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi.

Ndërkaq po sot Kuvendi do të mblidhet në seancë të re plenare, në të cilën, pas ezaurimit të deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2019, Pjesa e dytë Objektivi 1, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe ai për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar.

Në shqyrtim të parë, ndërkaq, do të shqyrtohen tri projektligje: Projektligji nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar, Projektligji nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete, si dhe Projektligji nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Në vazhdim, Kuvendi do të shqyrtojë edhe katër raporte vjetore të institucioneve të pavarura, për vitin 2019: raportin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, raportin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, raportin e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, si dhe atë të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Pikë e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë edhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)