09 Gusht 2020

Kuvendi sot voton mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë

Prishtinë, 2 nentor - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të shqyrtojë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Mocioni është paraqitur në fund të javës nga partia opozitare Aleanca Kosova e Re, e drejtuar nga Behxhet Pacolli.

Dy forcat më të mëdha politike në vend, që kanë prishur koalicionin qeverisës, PDK dhe LDK, do të mund ta përcaktojnë vendimin për mocionin.

Pavarësisht pohimeve të Lidhjes Demokratike se teksti i mocionit të votëbesimit është i papranueshëm për të dhe nuk i përgjigjet, siç thotë, realitetit politik në vend, mund të ndodh që një pjesë e deputetëve nga radhët e saj ta votojë mocionin duke i dhënë mundësi kërkesave për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në dhjetor të këtij viti.

Ndërkohë, Partia Demokratike megjithëse ka deklaruar se nuk mban asnjë përgjegjësi për krizën e krijuar institucionale, ka lënë të kuptohet se mund t’i japë votat e nevojshme për mocion votëbesimi, duke rrëzuar qeverinë që ajo aktualisht udhëheq vetë.

Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës kanë deklaruar se deputëtët e këtij subjekti do ta mbështesin mocionin e AKR-së.

“Nëse mocioni nuk do të sigurojë votat e mjaftueshme, atëherë për të do të votojnë edhe deputetët e PDK-së”, ka deklaruar kreu i grupit parlamentar, Ramë Buja.

Buja ka theksuar se mbështetja e mocionit do të ndihmojë Kosovën në daljen nga kriza institucionale në të cilën ka hyrë pas prishjes së koalicionit.

Aktualisht, kundërshtare e fuqishme e mocionit të votëbesimit që u paraqit në Kuvend nga AKR, është AAK në opozitë.

Nëse mocioni  i votëbesimit do të kalojë me 61 vota të nevojshme, që do të mundësonte rrëzimin e qeverisë, vendi do të futej në një krizë të re dhe do të çonte në shpërbërjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Republikës, pas këshillimeve me partitë politike vendosi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 13 shkurt.

Votimi i sotëm mund ta çojë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme, që do të thotë se votimet duhet të mbahen përpara fundit të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)