22 Korrik 2019

Kuvendi sot mban dy seanca të jashtëzakonshme

Prishtinë, 27 qershor - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban dy seanca të jashtëzakonshme.

Seanca është thirrur lidhur me votimin në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave. 

Ndërkaq seanca e dytë është thirrur për të debatuar për gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 Seanca e jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në sistemin arsimor të Kosovës në të gjitha nivelet dhe vendimet e MASHT është kërkuar nga grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

"Të shqetësuar lidhur me përgatitjet për vitin e ri shkollor, nga problemet e vazhdueshme që nuk po marrin përgjigje, problemet e reja që po hasen prej kurrikulës së parashkollorit, te tekstet e reja dhe te gjendja në Këshillin për cilësi, si dhe nga mosvendosja në rendin e ditës të interpelancës me Ministrin e Arsimit, deputetët nënshkrues e thërritën këtë seancë të jashtëzakonshme", kanë theksuar grupet parlametare të LDK-së dhe VV-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30​)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)