20 Prill 2024

Kuvendi sot do të votojë rezolutën kundër shkëmbimit të territoreve

Prishtinë, 7 nëntor - Kuvendi i Kosovës do të mbildhet sot në seancë të rregullt me rendë dite pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor dhe 2 nëntor.

Në fillim të seancës deputetët pritet të votojnë rezolutën nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Me pastaj pritet të votohet në parim  i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës.

 Deputetët do te votojnë për Emërimin e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore, Projektligjin për transmetuesin publik të Kosovës si dhe për shkarkimin e Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare.

Në ketë seancë do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, Projektligji për peticione, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, Projektligjit për Referendum, Projektligjit për të drejtën ndërkombëtare private, Projektligjit për Efiçiencë të energjisë, Projektligji për Lirinë e Asociimit në organizata joqeveritare, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete dhe pika tjera te rendit te dites. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)