25 Prill 2024

Kuvendi nuk ka luajtur rol aktiv në miratimin e ligjeve për emergjencën shëndetësore

Prishtinë, 18 maj - Demokraci Plus publikoi analizën “Funksionimi demokratik i institucioneve gjatë pandemisë COVID-19”, qëllimi i së cilës është vlerësimi i ndikimit të pandemisë COVID-19 në funksionimin demokratik të institucioneve në nivel qendror, me fokus në veprimet e Kuvendit dhe të Qeverisë.

Sa i përket aktiviteteve të Kuvendit, përgjatë periudhës që nga konfirmimi i rasteve të para e deri në lehtësimin e masave të izolimit, Kuvendi nuk ka luajtur rol aktiv në mbikëqyrjen e qeverisë, dhe as në miratimin e ligjeve për të ndihmuar situatën e emergjencës shëndetësore, për masat ekonomike të cilat kërkojnë ndryshime të ligjeve, dhe as të ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare të dorëzuara në Kuvend.

Sa i takon komisioneve parlamentare, nga 14 sa janë gjithsej vetëm 5 prej tyre kanë mbajtur mbledhje të komisioneve, kurse 9 komisione kanë qenë krejtësisht pasive gjatë kohës sa masat kufizuese të pandemisë ishin në zbatim.

Në këtë kontekst Demokraci Plus veç tjerash, jep këto rekomandime për Kuvendin;

Miratimi i ligjit të veçantë për të adresuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese përmes së cilit përcaktohen autorizimet e nevojshme për Qeverinë për ndërmarrjen e masave për luftimin e pandemisë. Ky ligj duhet të përcaktojë shkallën deri në të cilën mund të bëhen kufizimet e lirive dhe të drejtave themelore të përcaktuara në Kushtetutë, dhe afatin për skadimin e tyre;

Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore, për të mundësuar ekzekutimin e pakove ekonomike financiare për t’u dal në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve të prekura;

Ndërmarrja e nismave të reja ligjore, përfshirë plotësim/ndryshimi i ligjeve ekzistuese, nuk duhet të pengohet për shkak të statusit të qeverisë në detyrë. Kuvendi ka mandat dhe detyrë të ushtrojë rolin e vet mbikëqyrës deri në momentin e shpërndarjes së tij.

Ndërsa, sa i përket ekzekutivit, Demokraci Plus nënvizon këto rekomandime:

Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Vendimet e kësaj gjykate janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e vendit, andaj, Qeveria duhet të respektojë plotësisht vendimet e kësaj gjykate.

 Të gjitha masat e ndërmarra nga Qeveria për të luftuar pandeminë, duhet të jenë në përputhje dhe deri në masën e paraparë me ligj dhe Kushtetutë;

 Pako emergjente financiare e propozuar nga qeveria, duhet të jetë në përputhje me ndarjet buxhetore dhe brenda autorizimeve të qeverisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)