29 Mars 2024

Kuvendi miraton Raportin e Komisionit Hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq

Prishtinë, 24 qershor - Kuvendi i Kosovës, ka miratuar Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq me datën 29 mars.

Raporti ka kaluar me 59 vota për, dy kundër dhe katër abstenime.

Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca propozoi mocionin që të ndalet diskutimi dhe të vazhdojnë në votim.

“Do kërkoja një mirëkuptim prej grupeve parlamentare. Meqë po vërehet një pajtueshmëri e mendimeve të të gjithë deputetëve që kemi të bëjmë me një raport profesional atëherë po vërehet që kemi edhe 18 folës dhe do ishte mirë të shkojmë drejt në votim”, tha ai.

PSD, Nisma dhe 6+ u shprehën kundër këtij mocioni, megjithatë raporti u miratu.

Deputeti i PSD-së Frashër Krasniqi, ka thënë se me deportimin e shtetasve turq është krijuar një precedent i rrezikshëm ku AKI mori rolin ekzekutiv duke shkelur të drejtat e njeriut.

Po ashtu, ai tha se me deportimin e shtetasve turq është suspenduar Kushtetuta, Prokuroria, Gjykata, Policia, Qeveria dhe punët i mori në dorë AKI, e sipas tij dihet se çka ndodh në një shtet kur shërbimi informativ i merr punët në dorë.

“Me 28 mars të vitit 2018 në emër të ruajtjes së sigurisë kombëtare në Kosovë u krijua një precedent shumë i rrezikshëm i pasigurisë juridike e njerëzore, u krijua një precedent shumë i rrezikshëm ku Agjencioni i Inteligjencës që ka mandat vetëm vrojtues merr rolin ekzekutiv dhe udhëheqës duke shkelur ligjin dhe të drejtat e njeriut pa dokumente, në shpërputhje me procedurat dhe i depërton gjashtë shtetas të huaj që po qëndronin në Kosovë në përputhje me ligjin. Me 28 mars të vitit 2019 në Kosovë u suspendua Kushtetuta, u suspendua Prokuroria, Gjykatat, Policia e madje edhe vet Qeveria dhe punët i mori në dorë Agjencioni Kosovar i Inteligjencës. E ne e dimë mirë çka ndodh në një shtet ku Shërbimi informativ i merr punët në dorë”, tha Krasniqi.

Ai tha se me vendimin e 28 marsit institucionet e sigurisë dhanë precedent shumë të rrezikshëm duke e rreshtuar Kosovën me vendet ku politikanët mund të shpikin situata të jashtëzakonshme për të marrë vendime arbitrare dhe jo demokratike.

Krasniqi tha se duhet ta votojnë këtë raport të përgatitur në mënyrë të shkëlqyeshme dhe të dëshmojnë që praktikat e suspendimit të drejtave të njeriut për interesa personale e favore jo parimore të politikanëve nuk mund të kalojnë dhe nuk mund të bëhen diçka normale dhe e zakonshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)