25 Prill 2024

Kuvendi miraton dënimin në mungesë të kriminelëve të luftës

Prishtinë, 30 maj - Sot në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës është miratuar nisma ligjore e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje! për dënimin në mungesë të kriminelëve që kanë kryer krime në Kosovë gjatë regjimit të Millosheviqit.

Vetëvendosje thekson se në vend se Ministri i Drejtësisë, të dilte në mbështetje të saj, edhe sot hasëm në kundërshtime të pajustifikuara nga ai dhe nga Qeveria.

Kjo sipas Vetëvendosjes edhe e vonoi për shumë muaj miratimin e kësaj nisme të domosdoshme. Por sot në Kuvend pas shumë përpjekjeve u miratua. 

Nga dita e sotme, pasi të nënshkruhet e botohet në Gazetën Zyrtare, prokuroria speciale dhe i gjithë sistemi në Kosovë nuk ka asnjë pengesë apo dhe alibi për të mos vijuar me këto raste pra me hyrjen më fuqi të këtij ndryshimi lejohet hetimi, akuzimi dhe gjykimi në mungesë për kriminelët e luftës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)