19 Prill 2024

Kuvendi miratoi Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve

Prishtinë, 27 qershor - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë vlerëson faktin që sot Kuvendi i Republikës së Kosovës me 76 vota për dhe asnjë kundër miratoi Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.

KOMF ka qenë pjesë integrale e grupit punues për hartimin e projektligjit dhe në vazhdimësi ka apeluar për aprovimin e tij.

KOMF, dy ditë më parë mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për media përpara objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku i bëri edhe një herë thirrje Kuvendit të Kosovës të miratojë sa më parë Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Përveç kësaj, KOMF ka dorëzuar tek të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dokumentin me kërkesën për miratimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës ka për qëllim të mbrojë fëmijën nga të gjitha format  e dhunës abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës.

Projektligji synon  të  garantojë dhe sigurojë përgjegjësitë e prindërve, familjes, organit të kujdestarisë, shoqërisë dhe të shtetit në kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijës bazuar në interesin më të  lartë të fëmijës si dhe ngritjen e sistemit të integruar e funksional të mbrojtjes së fëmijës, për parandalimin dhe përgjigjen efikase ndaj të gjitha formave të dhunës, abuzimit, shfrytëzimit e neglizhimit.

Njëherit, KOMF njofton që nesër do mbajë një konferencë për media për hapat e ardhshëm, rekomandimet dhe veprimet që duhet ndërrmarrë për implementimin efikas të projektligjit pas hyrjes në fuqi të tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)