25 Prill 2024

Kuvendi mblidhet nesër për votimin e Qeverisë

Prishtinë, 2 qershor - Me kërkesë të 61 deputetëve, Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të mblidhet nesër në orën 11:00 në seancë të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës: zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme diskutoi edhe njëherë për mbajtjen e seancës së rregullt më 4 qershor, në të cilën, ndër të tjera, do të shqyrtohet edhe propozimi i deputetes Eliza Hoxha, mbështetur edhe nga 21 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)