24 Prill 2024

Kuvendi mban seancën konstituive më 21 shkurt

Prishtinë, 15 shkurt - Kryesia e  Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Legjislatura e kaluar në mbledhjen e saj  të fundit në këtë legjislaturë, ka vendosur që seanca  konstituive e përbërjes së re të Kuvendit, të mbahet më 21 shkurt dhe jo më 24 shkurt, siç ishte vendosur më parë.

Kjo bëhet me që në afat sa më të shkurtër të miratohet Buxheti Kosovës dhe të zgjidhen institucionet qendrore të vendit.

Në seancën konstituive të përbërjes së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të procedohet me të njëjtin rend dite, të miratuar më dhjetë shkurt, në takimin me përfaqësuesit e  partive politike që do të kenë grupe parlamentare në Legjislaturën IV.

Kryeparlamentari Krasniqi ka falënderuar të gjithë anëtarët e Kryesisë për punët e kryera dhe për bashkëpunim korrket, sidomos kolegët nga Kryesia, të cilët nuk do të jenë deputetë në Legjislaturën IV.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)